Home / Lajme / Maqedoni / Një i plagosur në incidentin në Hasanbeg

Një i plagosur në incidentin në Hasanbeg

24 nëntor-
Një person është plagosur në incidentin e armatosur që sot ndodhi në lagjen Hasanbeg të Shkupit.

Një person është plagosur në incidentin e armatosur që sot ndodhi në lagjen Hasanbeg të Shkupit.

Sipas dëshmitarëve okular, incidenti ka ndodhur në afërsi të kafenesë “52” në rrugën “Shën Nikolla” në Hasanbeg, kur pas një zënke midis dy personave, njëri prej tyre ka shkrepur armën. Nga të shtënat e armët njëri prej personave të përfshirë në zënkë është plagosur në këmbë.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se i plagosuri është A.O, 51 vjeç nga Hasanbegu, ndërsa deri tani nuk janë dhënë hollësi lidhur me motivet e këtij incidenti.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *