Home / Lajme / Maqedoni / Një merimangë përballë qindra veturave

Një merimangë përballë qindra veturave

Tetovë, 30 nëntor
“Për momentin, Komuna e Tetovës ka një automjet të merimangës, e cila është në funksion dhe është me vjetërsi prej 30 vitesh, që ndonjëherë na del edhe nga përdorimi për shkak të defekteve teknike”, thotë Jonuzi. Megjithatë, Komuna e Tetovës për vitin 2011 ka paraparë blerjen edhe të dy automjeteve të merimangës, me të cilët pritet të ketë efikasitet gjatë veprimtarisë së tyre.

Urim HASIPI
Autoritetet e Komunës së Tetovës janë duke bërë përpjekje për të zbutur gjendjen me mungesën e parkingjeve në qytetin e Tetovës. Përgjegjësit për komunikacion theksojnë se nga fillimi i muajit dhjetor, do të fillohet me vendosjen e sistemeve automatike të mbyllura në tre parkingje në Tetovë.

Këtë e ka siguruar udhëheqësi i Sektorit për komunikacion në Komunën e Tetovës, Memet Jonuzi, sipas të cilit, në Tetovë, momentalisht ka tre parkingje të tilla, pra të mbyllura të cilët do të rregullohen me sistem automatik.

“Ndërkohë, parkingje tjera do të ketë gjatë vitit të ardhshëm përgjatë rrugëve dhe me këtë, besojmë se do të zbusim edhe situatën në komunikacionin e Tetovës”, tha Jonuzi.

Ndërkaq, problem në vete paraqet shërbimi i merimangës, ku me vetëm një automjet tentohet të pastrohen rrugët nga veturat e parkuara gabimisht e të cilët e pengojnë zhvillimin normal të komunikacionit.

“Për momentin, Komuna e Tetovës ka një automjet të merimangës, e cila është në funksion dhe është me vjetërsi prej 30 vitesh, që ndonjëherë na del edhe nga përdorimi për shkak të defekteve teknike”, thotë Jonuzi. Megjithatë, Komuna e Tetovës për vitin 2011 ka paraparë blerjen edhe të dy automjeteve të merimangës, me të cilët pritet të ketë efikasitet gjatë veprimtarisë së tyre.

“Kemi paraparë që për vitin 2011, të blejmë edhe dy automjete të merimangave që të jenë në shërbim për shkak të rritjes së numrit të veturave që gravitojnë në Tetovë.

Me hyrjen në funksion edhe të dy merimangave, shpresojmë të kemi më shumë sukses në “luftën” me veturat, të cilët parkohen gabimisht”, tha Jonuzi. Ndryshe, pikërisht mungesa e këtyre automjeteve dhe vjetërsia e asaj ekzistuese, ka bërë që mesatarisht në ditë të merren vetëm 7 deri 10 vetura.

“Varësisht nga situata, kemi nga 7 deri në 10 vetura të cilët merren nga vendi dhe dërgohen oborrin e njësive të zjarrfikësve. Edhe vetë kapaciteti me një merimangë nuk mund të del nga ky numër për shkaqet teknike. Gjithnjë jemi në shërbim të policisë së komunikacionit, pra për cilën veturë vendosë policia, ne jemi të detyruar që të marrim veturën”, deklaroi Jonuzi.

Ndërkaq, nga policia e Tetovës bëjnë të ditur se “shërbimi i merimangës”, këtë vit ka ngritur dhe ka transportuar gjithsej 325 vetura, të cilët në mënyrë të parregullt janë parkuar në hapësira publike në komunikacion. Pronarët e tyre i pret një gjobë prej 25 deri në 300 euro, të cilët i kanë shlyer ose duhet ti shlyejnë në të ardhmen, varësisht prej vendit ku janë parkuar.

“Më shumë do të paguajnë ata të cilët i kanë lënë veturat para kryqëzimeve, në vendkalimet për këmbësorët, në afërsi të mbikalimeve të hekurudhës, tunelit, urave dhe hapësirave të gjelbërta. Përveç dënimit për këtë kundërvajtje, pronarët e veturave do të duhet të paguajnë edhe transportin e veturave në vendet adekuate”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Në rrugët e qytetit, gjatë ditës mund të vërehen me qindra vetura të cilët parkohen vend e pa vend, ndërsa gjobat që janë vendosur nga shërbimi i merimangave janë 20 euro, pasi vetura të jetë dërguar në oborrin e Njësive të zjarrfikësve, kurse 10 euro është dënimi në vendngjarje, ndërsa më pas vijon edhe procedura gjyqësore me policinë e komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *