Home / Lajme / Maqedoni / Një trup i pajetë në ujërat e Liqenit të Ohrit

Një trup i pajetë në ujërat e Liqenit të Ohrit

6 nëntor-
Dëshmitarët okular që të parët e kanë vërejtur trupin e pa-jetë deklaruan: “Rreth orës 11.05 minuta, kemi vërejtur një trup që lundron në ujërat e Liqenit të Ohrit, me një shpejtësi relativisht të madhe drejt portave të shkarkimit të lumit Drin. Në ndërkohë, derisa po telefononim policisë, trupi u kap dhe u ndal për një çast në një dru që ndodhej në ujë.

Një trup i pajetë gruaje është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit, në afërsi të portave të shkarkimit të lumit Drin, pikërisht në vendin ku ndodhi tragjedia e para disa kohësh, ( në muajin shtator), kur humbën jetën tre persona.

Dëshmitarët okular që të parët e kanë vërejtur trupin e pa-jetë deklaruan: “Rreth orës 11.05 minuta, kemi vërejtur një trup që lundron në ujërat e Liqenit të Ohrit, me një shpejtësi relativisht të madhe drejt portave të shkarkimit të lumit Drin. Në ndërkohë, derisa po telefononim policisë, trupi u kap dhe u ndal për një çast në një dru që ndodhej në ujë. Derisa erdhi policia, një palombarë i angazhuar në punimet e urës dhe portave të shkarkimit, ka ndihmuar që trupin e pajetë ta tërheq në skaj. Nuk kemi mundur ta identifikojmë viktimën nga pamja dhe nga veshja që kishte në trup”- deklaruan dëshmitarët që kanë qëlluar aty në momentin e zbulimit të kufomës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë organet policore dhe të hetuesisë, që kanë shënuar zonën rreth vendit të ngjarjes dhe kanë bërë veprimet e duhura hetuese.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe ekipi mjekësor i Ndihmës së shpejtë në Strugë, me në krye dr. Gjorgji Terpo dhe vetëm kanë konstatuar vdekjen. Sipas informacioneve të ekipit mjekësor, nga pamja e jashtme nuk janë vërejtur shenja dhune.

Sipas njoftimeve të përfaqësuesve të policisë dhe të ekipit mjekësor, identiteti i viktimës akoma nuk është zbuluar, për shkak se nuk është gjetur asnjë dokument identifikimi tek viktima.

Trupi i pajetë pas kësaj është dërguar në morgun e Spitalit të qytetit në Strugë dhe me urdhëresë të gjykatësit hetues të Gjykatës Themelore në Strugë dhe të Prokurorisë Themelore, trupi do ti nënshtrohet obduksionit që do ta kryejnë mjekët specialist të mjekësisë ligjore nga Manastiri, për të konstatuar hollësitë rreth vdekjes dhe për të saktësuar shkaqet që kanë sjellë deri te vdekja.
Obduksioni dhe ekspertiza do të japë përgjigjen edhe për dilemat se a ka të bëjë me vdekje të rastësishme, vetëvrasje ose diçka tjetër

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *