Home / Lajme / Maqedoni / Nostalgjikë për Jugosllavinë. Maqedonasit e kanë në zemër komunizmin

Nostalgjikë për Jugosllavinë. Maqedonasit e kanë në zemër komunizmin

24 nëntor-
Ajo që me të vërtet është interesante është fakti se numri më i madh i të anketuarve vlerësojnë se kanë gëzuar më shumë liri gjatë kohës së komunizmit dhe këtu p.sh. vërehen dallime etnike ku maqedonasit etnik vlerësojnë se kanë gëzuar liri më të mëdha gjatë komunizmit kurse shqiptarët vlerësojnë të kundërtën” tha Anastas Vangjeli nga Qendra për hulumtim dhe hartim të politikave.

Cilësia e jetesës, ekonomia dhe liritë personale gjatë periudhës së komunizmit ishin më në nivel, ndërkohë gjinia femërore tani më tepër shprehet kundër abortit, të rinjtë janë për mësim fetar dhe është krijuar një opinion se martesat në mes komunitetit gej, nuk duhet të legalizohen.

Këto janë vetëm disa nga përgjigjet që janë dhënë gjatë anketës së realizuar nga Qendra për hulumtim dhe hartim të politikave.

”Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë vlerësojnë se grupi i tyre etnik është më superior nëse krahasohet me të tjerët, veçanërisht këtu dallohen rezultatet e komunitetit shqiptarë dhe atij serb, tek të cilët vërehet një nivel më i madh i etno-centrizmit krahasuar me komunitetet tjera.

Ajo që me të vërtet është interesante është fakti se numri më i madh i të anketuarve vlerësojnë se kanë gëzuar më shumë liri gjatë kohës së komunizmit dhe këtu p.sh. vërehen dallime etnike ku maqedonasit etnik vlerësojnë se kanë gëzuar liri më të mëdha gjatë komunizmit kurse shqiptarët vlerësojnë të kundërtën” tha Anastas Vangjeli nga Qendra për hulumtim dhe hartim të politikave.

Bashkim Bakiu nga Qendra për hulumtim dhe hartim të politikave thotë se gjatë kësaj ankete është vërejtur mbisundimi i ndjenjës patriarkale tek një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të anketuar.

“Perceptimi i qytetarëve lidhur me barazinë gjinore, ajo që vërehet tek të gjitha bashkësitë etnike qoftë tek shqiptarët apo maqedonasit ose grupet tjera etnike është mentaliteti patriarkal se femrat nuk duhet të kyqen në armatë e kështu me radhë” tha Bashkim Bakiu nga Qendra për hulumtim dhe hartim të politikave.

Anketa e Qendrës për hulumtim dhe hartim të politikave është realizuar nëpërmjet linjës telefonike mbi 1094 të anketuar gjatë periudhës 24 deri më 28 tetor.

Numri më i madh i të anketuarve janë të moshës nga 35 deri në 54 vjeç

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *