Home / Lajme / Rajon / Obama takohet me Berishën dhe Haxhinaston

Obama takohet me Berishën dhe Haxhinaston

21 nëntor-

“Pata një bisedë të shkurtër, shumë të përzemërt me presidentin Obama, i cili, tregoi një interes të veçantë, së pari, për reformat dhe arritjet e tyre në Shqipëri, së dyti, për çfarë ofron Shqipëria, potencialet e saj energjitike, ekonomike, por edhe turistike, sepse e njoha presidentin Obama me faktin që Shqipëria nga një vend që nuk ekzistonte në hartën e turizmit botëror, këtë vit ka marrë rreth 3.5 milionë turiste dhe ai pati vlerësimin më të madh”, tha Berisha.

Presidentin amerikan, Barack Obama, gjatë Samitit të Lisbonë, është takuar me kryeministrin Sali Berisha dhe me shefin e diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Obama e ka vlerësuar kontributin e çmuar dhe rolin aktiv të Shqipërisë në kuadër të NATO-s, si dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në këtë drejtim.

Gjatë këtij takimi, presidenti Obama e ka përkrahur rolin e shtetit shqiptar për angazhimet dhe misionet e Aleancës Veriatlantike në botë.

Ndërsa, kryeministri Berisha, i cili përfaqësoi Shqipërinë në samitin e NATO-s në Lisbonë, ka shprehur jo vetëm me votë përkrahjen për konceptin e ri strategjik të Aleancës, koncept që përcakton reforma dhe riorganizim të strukturave ushtarake dhe civile të NATO-s.

Duke qenë se Afganistani dhe përballja e Aleancës me terrorizmin janë dy sfidat kryesore të NATO-s, kryeministri Berisha deklaroi nga Lisbona se Shqipëria nuk do të largohet përpara kohe.

Vetë kryeministri veçon takimin me presidentin Obama. “Pata një bisedë të shkurtër, shumë të përzemërt me presidentin Obama, i cili, tregoi një interes të veçantë, së pari, për reformat dhe arritjet e tyre në Shqipëri, së dyti, për çfarë ofron Shqipëria, potencialet e saj energjitike, ekonomike, por edhe turistike, sepse e njoha presidentin Obama me faktin që Shqipëria nga një vend që nuk ekzistonte në hartën e turizmit botëror, këtë vit ka marrë rreth 3.5 milionë turiste dhe ai pati vlerësimin më të madh”, tha Berisha.

Në këtë samit, krerët e vendeve anëtare adoptuan Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, nëpërmjet të cilit riafirmohen parimet themelore të kësaj organizate si dhe vendosen objektivat strategjike për dekadën e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *