Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Investime në arsim, përkundër bllokadës qeveritare

Osmani: Investime në arsim, përkundër bllokadës qeveritare

11 nëntor-
“Duke racionalizuar harxhimet rrjedhëse ne arrijmë të rrisim investimet kapitale në arsim dhe arrijmë që edhe krahas bllokadave nga pushteti qendror, me sukses të menaxhojmë lëmin e arsimit në komunën tonë”, theksoi Osmani.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani deklaroi se ka arritur që të rris investimet kapitale në arsim edhe krahas bllokadave të pushtetit qendror.

Ai këtë e deklaroi me rastin e promovimit të godinave të riparuara shkollore të fshatit Çegran.

“Duke racionalizuar harxhimet rrjedhëse ne arrijmë të rrisim investimet kapitale në arsim dhe arrijmë që edhe krahas bllokadave nga pushteti qendror, me sukses të menaxhojmë lëmin e arsimit në komunën tonë”, theksoi Osmani.

Ai ka prezantuar edhe projektet investuese në arsim, me një fond prej 100 mijë euro.

“Për këtë vit shkollor u investuan rreth 100 mijë euro për ndërtimin e objektit shtesë në shkollën teknike, investuam në riparimin e godinave shkollore në fshatin Çegran, ndërsa në vijim e sipër është edhe adaptimi i disa mjediseve deri më tani të pashfrytëzuara në shkollën ‘Ismail Qemali’, me çka do të fitohet një sallë e përshtatshme për realizimin e lëndës së edukatës fizike “, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani.

Ai ka paralajmëruar formimin e subjektit të ri politik, i cili do të promovohet në tremujorshin e parë të vitit 2011.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *