Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Dosjet për kreun e BDI-së janë të vërteta

PDSH: Dosjet për kreun e BDI-së janë të vërteta

26 nëntor-
Gënjeshtra e parë, përderisa MPB thotë se dosjet janë fabrikim, Komisioni për Lustrim thotë se dosjet janë fotokopje, që do të thotë se origjinali ekziston por ata nuk duan ta gjejnë, tha Tresi.

PDSH sërish ka bërë të ditur se dosjet që kanë të bëjnë me krerët e BDI-së për bashkëpunim me ish-shërbimet sekrete jugosllave janë të vërteta.

Zëdhënësi i kësaj partie, Luan Tresi ka dhënë detaje tjera pas arrestimit të Hisen Musliu, ish-funksionar i sigurimit shtetëror, i cili u akuzua nga MPB-ja për pjesëmarrje në falsifikimin e dosjeve për krerët e BDI-së.

“Se MPB ka qenë e instrumentalizuar dhe instrument i qeverisë, kjo nuk është ndonjë lajm, por se brenda të një deklarate të zëdhënësit të MPB-së apo BDI-së, Ivo Kotevskit, të bëhen shkelje të njëpasnjëshme dhe shpifje, kjo i kalon të gjitha kufijtë. Gënjeshtra e parë, përderisa MPB thotë se dosjet janë fabrikim, Komisioni për Lustrim thotë se dosjet janë fotokopje, që do të thotë se origjinali ekziston por ata nuk duan ta gjejnë.

Gënjeshtra e dytë, është skandal pasiqë MPB thotë se dosjet Hisen Musliut ja paska dhënë udhëheqësia e PDSH-së, derisa Hisen Musliu në deklaratën para gjykatësit hetues thotë se dosjet i ka marrë nga dy shokë të tij, njëri punëtor i mëparshëm i sigurimit shtetëror ndërsa tjetri punëtor i tashëm i sigurimit shtetëror, me të cilët është takuar në ëmbëltoren ‘Palma’ në lagjen Aerodrom në Shkup”, theksoi zëdhënësi Tresi.

Sipas tij, Hisen Musliu në deklaratën e tij para gjykatësit hetues ka thënë se ka pasur shpresa për ndonjë funksion në rast të kthimit të PDSH-së në pushtet dhe jo siç thuhet nga MPB-ja se “atij i është premtuar funksion i lartë në rast të kthimit të PDSH-së në pushtet”.

Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi ka përmendur edhe Musliu pranë gjykatës ka pranuar se nuk ka njohuri për teknologjinë informatike, nuk di të punojë në kompjuterë, ndërsa ai gjithashtu ka potencuar se të gjitha dosjet që i ka hasur kanë pasur elementet që i përmban një dosje.

“Në bazë të të gjitha këtyre argumenteve nga ana e jonë, shihen përpjekjet e kota të MPB-së për ti mbrojtur të përkëdhelurit e tyre Ibar, Mama, Ujak, Strelac, Deputeti 13 faqe, por i ngjan thënies operacioni i suksesshëm, pacienti vdiq. Se Ali Ahmeti i ka shitur interesat e shqiptarëve, kjo më veç shihet, por mos vallë ke shitur edhe diçja tjetër, pasi që MPB në mënyrë kaq histerike tenton të ju mbron?”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *