Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Raporti i KE – Marrëveshja e Ohrit ka ngecur

PDSH: Raporti i KE – Marrëveshja e Ohrit ka ngecur

11 nëntor-
omiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive që udhëhiqet nga një deputet i BDI-së më saktë siç thuhet nga “deputeti 13 faqesh” është shndërruar në instrument ku pamundësohet avancimi i të drejtave të shqiptarëve, theksoi zëdhënësja e PDSH-së, Rudina Shaqiri

Zëdhënësja e PDSH-së, Rudina Shaqiri në konferencën me gazetarët ka përmendur kritikat e raportit të KE kundër Maqedonisë, sidomos për Marrëveshjen e Ohrit.

“Mungesa e dialogut nderetnik dhe politik, Mosimplementimi i Marrëveshjes së Ohrit, Partizimi i skajshëm i administratës shtetërore në të gjitha nivelet, vërejtje serioze lidhur me varësinë e gjyqësorit nga politika, mungesa e lirisë së të shprehurit, kontrolli i mediumeve nga ana e Qeverisë, mangësi ne luftën kundër korrupsionit, rritje frapante e numrit të të papunëve dhe varfërisë… janë vetëm disa nga vërejtjet që adresohen në këtë raport”, theksoi zëdhënësja e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Sipas saj, Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive që udhëhiqet nga një deputet i BDI-së më saktë siç thuhet nga “deputeti 13 faqesh” është shndërruar në instrument ku pamundësohet avancimi i të drejtave të shqiptarëve.

“Me vetë faktin që në raport kërkohet implementim i Marrëveshjes se Ohrit, konstatohet një e vërtetë e madhe, se kjo marrëveshje nuk implementohet. Në raport disa herë është cekur termi gjuha shtetërore. Vlerësojmë se ky term nuk është adekuat, jo për arsyen se dikujt nuk i përmendet emri i gjuhës, por për shkak se është në kundërshtim me Kushtetutën me saktë neni 7 ku nuk ekziston termi gjuhe shtetërore, por gjuhët zyrtare dhe ato janë dy, gjuha shqipe dhe ajo maqedonase”, theksoi Rudina Shaqiri.

Ajo ka nënvizuar edhe konstatimet e KE-së lidhur me ndarjen e pabarabartë të buxhetit shtetëror për komunat dhe regjionet, që sipas saj, është në të njëjtën linjë me konstatimet e partisë së tyre.

“Konstatimi përfundimtar është se ky Raport progresi, në fakt konstaton regresin e këtij vendi, si pasojë e politikës nacionaliste maqedonase në njërën anë dhe paaftësisë, mosdijes dhe servilitetit të përfaqësuesve shqiptarë në qeveri në anën tjetër ku si përfundim kemi diskriminim të skajshëm ndaj shqiptarëve që po bën kjo Qeveri dhe ky koalicion stabil siç edhe konstatohet në Raport”, theksoi zëdhënësja e PDSH-së, Rudina Shaqiri

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *