Home / Lajme / Maqedoni / Policia heton incidentin

Policia heton incidentin

9 nëntor-
Sa herë kur në Tetovë luajnë dy rivalët e vjetër Shkëndija dhe Teteksi, e tërë fuqia e MPB-së koncetrohet në Tetovë ndërsa kjo edhe më shumë acarron publikun shqiptar dhe simpatizantët e klubit Ballistët.

Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet ekipit të Teteksit dhe Shkëndijës në Tetovë, policia ka rregjistruar dëmtime në 9 objekte, prej të cilave, 6 janë në shtëpi banesore, dy lokale afariste, një barakë dhe 7 vetura.

Gjatë incidentit të paslojës, kur njësitet policore kanë vrapuar pas simpatizantëve të klubit Shkëndija, sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, katër polic kanë marrë lëndime të lehta trupore në ekstremitete.

Policia ka bërë të ditur se janë duke u hetuar videoinçizimet dhe identifikimin e personave të involvuar në prishjen e rendit dhe qetësisë publike pasditën e mërkurë në Tetovë.

Pas hetimeve policia ka bërë të ditur se do të inicojë padi penale ndaj atyre që thyen ligjin.

Ndryshe, të mërkurën në Tetovë ndeshja ndërmjet Teteksit-Shkëndijës, e cila të shtunën u anulua nga FFM-ja dhe MPB-ja, si ndeshje me rrezikshmëri të lartë, është zhvilluar në prani të forcave të mëdha policore të cilët sipas shifrave jozyrtare kanë qenë në numër mbi 500.

Megjithatë, në vend se të qetësojë gjakrat e nxehur, prania e forcave të mëdha policore ka revoltuar në masë adhuruesit e futbollit në qytetin e Tetovës, të cilët kanë ndjekur lojën në stadium të rrethuar me njësite policore.

Që situata edhe më shumë të tensionohet kanë kontribuar të dy grupet e tifozëve edhe Ballistët edhe Vojvodët, të cilët janë fyer mes veti në baza nacionale si “ Vdekje për Shqiptarët”, “Toshe është Homoseksual”, dhe brohoritje të turpshme që edhe më tepër shtuan atmosferën e nxehtë në stadium e cila eskaloi pas ndeshjes.

Sa herë kur në Tetovë luajnë dy rivalët e vjetër Shkëndija dhe Teteksi, e tërë fuqia e MPB-së koncetrohet në Tetovë ndërsa kjo edhe më shumë acarron publikun shqiptar dhe simpatizantët e klubit Ballistët.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *