Home / Lajme / Maqedoni / Politizohet tragjedia në spitalin e Tetovës

Politizohet tragjedia në spitalin e Tetovës

30 nëntor-
Studentët dhe drejtori I spitalit klinik të Tetovës, kanë kërkuar që tragjedia e ditës së hënë në Spitalin e Tetovës të hetohet deri në fund dhe nëse ka fajtor të njejtit të nxirren para drejtësisë dhe të mbjnë përgjegjësi. Përgjigjeja ka ardhur mënjëherë nga opozitarja PDSH-ja, përmes ish drejtorit Hasan Luma I cili ka kërkuar dorëheqjen e mënjëhershme të ministrit Osmani

Politizohet tragjedia e ditës së hënë në Spitalin e Tetovës, ku humbi jetën aksidentalisht 23 vjeçarja Dafina Raci nga Kosova, gjatë shkuljes së çatisë në repartin internistik, si pasojë e erës së fuqishme.

Pa kaluar 24 orë nga vdekja e saj, akuza dhe kundërakuza janë adresuar nga ana e udhëheqësisë aktuale të spitalit dhe ish drejtorit. Gjatë një komunikimi me media Unioni i Studentëve të USHT-së, ka kërkuar përgjegjësi nga ata që kanë bërë rikostruimin e kësaj çatie.

“ Parlamenti studentor i USHT-së, apelon deri tek organet kompetente, që të fillojnë me hetuesi ndaj rastit në fjalë, duke kërkuar përgjegjësi për ata që kanë rikonstruar dhe kanë bërë pranim-dorëzimin teknik të çatisë së spitalit internistik e cila është bërë gjatë periudhës 2007-2008.

Kërkojmë përgjegjësi dhe llolagri nga nivelet më të larta udhëheqëse të asaj kohe, gjegjësisht nga drejtoria e spitalit dhe me theks të veçantë nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Shaban Arsllani kryetar i parlamentit studentor të USHT-së.

Ndërkaq, drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Atilla Rexhepi, poashtu gjatë një pres konference me media, tha se kushtet dhe rrethanat në të cilën ndodhi kjo, e detyrojnë atë të dyshojë se shkaktar kyç i kësaj fatkqësie është vetë faktori njeri.

” Jemi të bindur se me rastin e kësaj fatkeqësie ka hapësirë për përgjegjësi penale pasi që konsideroj se shembja e kësaj pjese të çatisë është pasojë e punës jo kualitative të kryerësit të punimeve ndërtimore me një fjalë në pyetje është faktori njeri, prandaj insisitojmë që orgamet e hetuesisë duheh të meren seriozisht me zbardhjen e rasit me qëllim që fajtorët eventual të nxiren para drejtësisë dhe të marin dënimin e merituar, gjithnjë me qëllim që në ardhmen mos të përsëriten qëshime të tilla ku viktimë do jenë qytetarët e pafajshëm”, tha drejtori Rexhepi.

Ndërkaq, ish drejtori i spitalit klinik të Tetovës Hasan Luma, është shprehur se situata në spitalet është alarmante.

“Përkujtojmë vdekjen e vajzës 13 vjeçare nga fshati Brezë, e cila vdiq vetëm e vetëm se nuk kishte ekip mjekësor për shpëtimin e saj. E Ministri Bujar Osmani, as që u brengos për këtë.

“Duke marrë parasysh se BDI tashmë është peng e shtantazheve të ndryshme ajo është peng edhe e korupcionit të madh, përfshirë këtu veçanërisht shëndetësinë dhe njeriun që udhëheq këtë sektor Bujar Osmani, i cili spitalet në mjediset ku jetojnë shqiptarët i ka sjellë në gjendje të mjerueshme sa që si pasojë e korupcionit ra edhe viktima e dytë. PDSH-ja, kërkon që ministri Osmani të jap dorëheqje të mënjëhershme dhe të ju kërkon falje shqiptarëve”, tha Luma.

Ai tha se është koha të largohen nga skena politike pasi që dita –ditës, jeni duke u zhytur thellë në baltë e pushtetit.”Erdhët në pushtet duke marrë jetën njerëzish, jeni duke shkuar prapë duke marrë jetë njerëzish, theksoi Luma. Ditë më parë në Gostivar, poashtu u shkul çatia e spitalit të përgjithshëm të këtij spitali, por fatmirësisht nuk pati dëme materiale.
inistri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, ka apeluar sot deri tek partitë politike të mos keqpërdorin tragjedinë e djeshme në Spitalin e Tetovës për qëllime politike, sepse siç ka paralajmëruar, hetimi i institucioneve për ngjarjen mund t’i përfshijë edhe ato.

“Ne jemi të vendosur të shkojmë deri në fund dhe ta zbulojmë të vërtetën për tragjedinë e djeshme në Tëtovë dhe dua të dërgoj apel deri të të gjitha partitë politike të mos keqpërdorin tragjedinë për mbledhje të poenave politike, për arsye se ka indikacione se hetimi mund të trokasë edhe në dyert e tyre”, ka deklaruar Osmani.

Ai sot ka bërë të ditur se ndërmarrja që ka rikonstruar çatinë para tre viteve është “Europrojekt” nga Tetova, ndërsa ka qenë e mbikëqyrur nga “Ivanov inzhenering”, nga Manastiri.

Ministri Osmani ka njoftuar se janë ndërmarrë masa kontrollues të sigurisë strukturale dhe funksionale të të gjithë institucioneve shëndetësore në vend.

Dy të lënduarit tjerë të rastit të djeshëm, daja I të ndjerës dhe vozitësi I spitalit, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *