Home / Sport / Problemet e Metalurgut s’na interesojnë

Problemet e Metalurgut s’na interesojnë

“Ne jemi të vetëdijshëm se na pret sfidë e vështirë, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm për vlerën e këtyre tre pikëve. Shpresoj të japim të gjithë maksimumin, të përmbushim kërkesat që do na japë stafi teknik dhe nëse realizojmë këtë, s’kam dyshim se fitorja do na takojë neve”, – deklaroi fantazisti i Shkëndijës, Muhamed Huseini.

Pas pikës së fituar në takimin e të shtunës me Rabotniçkin në Shkup, liderja e renditjes tabelare të Ligës së Parë, Shkëndija vëmendjen e ka kthyer kah takimi i rradhës, kur në Tetovë të dielën do të përballen me Metalurgun.
“Pas sfidës me Rabotniçkin ne jemi duke u përgatitur për takimin e rradhës. Jemi të kënaqur nga pika e fituar në Shkup, mirëpo patjetër të pranoj se fati sportiv nuk ishte me ne, pasi merituam të marim fitoren. Por edhe me një pikë jemi të kënaqur, mjafton që nuk pësuam disfatë, pasi edhe pse dominuam, deri te barazimi erdhëm 6-të minuta para fundit”, -deklaroi fantazisti i Shkëndijës, Huseini.
Metalurgu, tjetër derbi, dhe tjetër kandidat për titullin e kampionit, që megjithatë përballet me problemem të ndrsyhme. Ngjarjet e javës së kaluar në takimin Metalurgu-Napredoku janë ende aktuale dhe temë e bisedës në koluaret futbollistike, ndërsa është më se e sigurtë se skuadra nga Shkupi për në Tetovë do të udhëtojë e hendikepuar me mungesën e tre futbollistëve, të cilët të shtunën u ndëshkuan me kartonë të kuq. Por këto janë problem të Metalurgut thonë nga tabori i Shkëndijës dhe tetovarët shikojnë punën dhe ambiciet e tyre. Dhe ato janë tre pikë të reja në luftën për kreun e tabelës.
“Jemi të njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohet kundërshtari jonë i rradhës, mirëpo të them të drejtën këto neve nuk na interesojnë. Nuk na bën përshtypje edhe fakti se Metalurgu kundër neve nuk do të mund të llogarisë në të paktën tre futbollistë që dolën me karton të kuq të shtunën, pasi kjo skuadër nuk mbështetet në vetëm tre-katër futbollistë, por kanë 22 lojatër cilësorë”, – foli me respekt për ekipin nga Autokomanda e Shkupit, mesfushori i Shkëndijës, Muhamed Husieni, duke vijuar më tej. “Ne jemi të vetëdijshëm se na pret sfidë e vështirë, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm për vlerën e këtyre tre pikëve. Shpresoj të japim të gjithë maksimumin, të përmbushim kërkesat që do na japë stafi teknik dhe nëse realizojmë këtë, s’kam dyshim se fitorja do na takojë neve.”

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *