Home / Lajme / Rajon / PS braktis sallën: Nuk votojmë asnjë nismë të qeverisë

PS braktis sallën: Nuk votojmë asnjë nismë të qeverisë

4 nëntor-
shtu sic ishte paralajmëruar në mbledhjen e djeshme të grupit kuvendor socialist, deputetët e opozitës morën pjesë vetëm në diskutimet e lira, duke theksuar vendosmërinë për të mos votuar asnjë nismë të qeverisë deri në përmbushjen e kërkesave për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Deputetët e opozitës braktisën sallën e kuvendit sapo filloi votimi për miratimin e projekt/ligjeve të parashikuara. Ashtu sic ishte paralajmëruar në mbledhjen e djeshme të grupit kuvendor socialist, deputetët e opozitës morën pjesë vetëm në diskutimet e lira, duke theksuar vendosmërinë për të mos votuar asnjë nismë të qeverisë deri në përmbushjen e kërkesave për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Kuvendi miratoi pa votat e opozitës ligjin për ankandin publik dhe kalendarin javor të punimeve ndërsa me kërkesë të ministrit të Financave Ridvan Bode u shty votimi për projekt/ligjin për lojërat e fatit.

ORA 12:12-TOPALLI: DEKRETET DO SHYQRTOHEN PASI TË VIJË RELACIONI I “LIGJEVE”
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, iu përgjigj shqetësimeve të ngritura nga opozita për rendin e ditës së punimeve të seancës së sotme parlamentare.
Duke reaguar ndaj pretendimit të opozitës për vonesa në paraqitjen në Kuvend të projektligjit për buxhetin e vitit 2011, kryetarja Topalli tha se për këtë do të zhvillohet mbledhja e veçantë e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, e cila do përcaktojë kalendarin e shqyrtimit në parlament të ligjit më të rëndësishëm financiar.
Ndërsa lidhur me kërkesën tjetër të opozitës për mosfutjen në rendin e ditës të dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kryeparlamentarja u përgjigj se ende nuk ka mbërritur në seancë relacioni përkatës nga komisioni i Ligjeve.
“Nuk është zbardhur relacioni i komisionit të Ligjeve. Me të ardhur raporti do kalojë për t`u miratuar në seancën plenare”, theksoi Topalli.

ORA: 11:57- RUCI: PO SHKELET RREGULLORJA E KUVENDIT
Në emër të grupit kuvendor socialist, kreu i grupit Gramoz Ruci kërkoi nga mazhoranca përgjigje për 5 cështje që shqetësojnë opozitën. Duke kërkuar nga kryetarja e Kuvendit të japë përgjige për ndryshimet e papritura të kalendarit të seancës, Ruci theksoi se në bazë të rregullores parlamenti duhet të votonte sot dekretet e Presidentit për anëtarët e Gjykatës Kushtetutese.

“Pse shkelet rregullroja e Kuvendit? Opozita kërkon të dijë përse programi dhe kalendari nuk jepen sipas rregullores 4 ditë përpara? Pse në këtë seancë shkelet neni 111 paragrafi 5 i rregullores që dekretet e Presidentit për anëtarët e Kushtetuesës, në këtë seancë është afati i fundit. Deputetët e opozitës ju kërkojnë përse buxheti nuk ka ardhur në datën 1 nëntor në Kuvend? Ju lutem jepni një përgjigje në seancë për problemet” u shpreh kreu i grupit kuvendor socialist.

ORA 11:45- DEKRETET E TOPIT, BRACE: VOTIMI TË FUTET NË RENDIN E DITËS
Deputeti socialist Erjon Brace e vuri theksin në heqjen nga rendi i ditës i votimit për dekretet e presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Brace akuzoi mazhorancën për shkelje të rregullores së Kuvendit, me qëllim zaptimin e Gjykatës Kushtetuese nga njerëz nën drejtimin e tyre.

“Të gjithë deputetët besoj se kanë në memorie se 3 muaj më parë njëri prej kolegëve deputetë vuri në alarm të gjithë institucionet për mungesën e propozimeve të Presidentit. Sot të gjitha institucionet kanë mbaruar punë me to, pse nuk futen në rendin e ditës dekretet e Presidentit” u shpreh Brace.

ORA 11: 30-PATOZI AKUZA OPOZITES: JU SI DELET, RENDESI EMRAT JO FATET E VENDIT
Kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi akuzoi sot opozitën si neglizhente për cështjet jetike të vendit dhe se interesohet për emra konkretë. “Unë mendoj se ne kemi një diferencë të madhe, në trajtimin e institucioneve, për ne me rëndësi janë reformat, kurse për ju me rëndësi janë emrat, interesat, normat. Vini këtu si dele, për disa emra të disa emra të Gjykatës Kushtetuese. Cfarë opozite jeni ju që nuk doni tia dini për situatën në vend, por vini vetëm se iu shkel e drejta e imunitetit një deputeti si Ilir Beqja që u kap me shkelje. Çfarë opozite jeni ju që nuk mbështesni Avokatin e Popullit? Çfarë opozite jeni ju që nuk përkrahni institucionet e vendit? Për ju kanë rëndësi vetëm emrat dhe pazari i kryetarit tuaj”.
Patozi ftoi opozitën të shqyrtojë me seriozitet ofertat që po i bën mazhoranca dhe të mos nxjerrë pretendime absurde.

ORA 11:20-HIQEN NGA RENDI I DITES DEKRETET E TOPIT; DOKLE:JU SHKELNI KUSHTETUTEN
Deputeti i PS-së Namik Dokle tha sot se sot ne Kuvend është shkelur rregullorja pasi sot duhet të ishin në rend dite edhe dekretet e presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si detaje të rëndomta me të cilat merret opozita.
Dokle tha se është shkelur rregullorja dhe se nuk Kuvendi nuk po i përmbahet kalendarit.

ORA 11:05-HYSI:QEVERIA NUK BEN PUBLIKE SHPENZIMET PER PIRAMIDEN
Deputetja socialiste Vasilika Hysi mori fjalën gjatë diskutimeve të lira, dhe tha se qeveria ka treguar se është e paaftë të qeverisë prandaj duhet të largohet. “Mazhoranca i trembet transparencës prandaj dhe nuk bën publike dhe edhe shpenzimet për shembjen e Piramidës dhe ndërtimin e Parlamentit të ri”, ka thënë Hysi, duke e lidhur këtë argument edhe me mungesën e transparencës për zgjedhjet e shkuara të 28 qershorit 2009.
Sipas Hysit, ka qenë mungesa e transparencës shkaku që në në sallën e Kuvendit të miratohen pak ligje në shërbim të qytetarit. “Qytetari nuk ka nevojë për qeveri të paligjshme por ka nevojë që të zbatohen ligjet” tha deputetja Hysi. Ajo nënvizoi se shqiptarët sot ndihen më të varfër se në vitet e mëparshme për shkak të përkeqësimit të jendjes ekonomike në vend.

ORA 11:00-KUVEND NIS SEANCA
Kuvendi i Shqipërisë nisi pak çaste më parë punimet e seancës plenare të radhës me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës, për të vijuar më pas me miratimin e kalendarit trejavor të punës dhe të disa p/ligjeve të rëndësishme.

Në axhendën e seancës së sotme, ndryshe nga sa pritej, nuk janë përfshirë për votim katër dekretet e Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pasi komisioni parlamentar i Ligjeve nuk ka përcjellë në Kuvend relacionet përkatëse.

Në punimet e sotme të Kuvendit do të shqyrtohen dy marrëveshjeve për bashkëpunim me NATO-n, p/ligji “Për ankandin publik”, si dhe votimi i dy kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Shërbimit Civil dhe tre komisionerëve të Avokatit të Popullit.
Në seancë marrin pjesë deputetët e Partisë Socialiste të opozitës, të cilët pas mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar kanë vendosur të jenë të pranishëm në parlament, por nuk do votojnë projektligjet e sjella nga qeveria.

(d.b/e.n/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *