Home / Lajme / Maqedoni / Punonjësi i Qendrës së Azilit kontrabandë me emigrantë afgan

Punonjësi i Qendrës së Azilit kontrabandë me emigrantë afgan

18 nëntor-
I akuzuari S.P, 39 vjeç nga Shkupi, në mënyrë të paligjshme kishte marrë një shtetas afgan të strehuar në Qendrën për azil dhe për një shumë të caktuar parash me makinën e tij po e çonte drejt kufirit me Greqinë.

Një punonjës i sigurimit të Qendrës për azil në Shkup është ndaluar nga policia, i përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve ilegal që strehoheshin në këtë qendër.

I akuzuari S.P, 39 vjeç nga Shkupi, në mënyrë të paligjshme kishte marrë një shtetas afgan të strehuar në Qendrën për azil dhe për një shumë të caktuar parash me makinën e tij po e çonte drejt kufirit me Greqinë.

Punonjësi i përfshirë në kontrabandën me emigrantë u ndalua mbrëmë nga një patrullë policore në fshatin Kalaslari, disa kilometra larg kufirit me Greqinë.

Ndaj tij menjëherë është ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës dhe kompetencës zyrtare gjatë orarit të punës dhe për përfshirje në trafikimin e qenieve njerëzore.

Burime jozyrtare nga Qendra e Azilit në të cilën strehohen shtetas të huaj, kryesisht emigrantë ilegal nga vendet e Lindjes së Mesme dhe kryesisht Afganistani bëjnë të ditur se kjo qendër në disa raste ishte dyshuar për raste të kontrabandës, pas arratisjeve të lajmëruara të shtetasve të huaj.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *