Home / Sport / RABOTNÇKI DHE SHKËNDIJA BARAZUAN 1:1

RABOTNÇKI DHE SHKËNDIJA BARAZUAN 1:1

“Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin, edhe pse të gjithë e pamë se sa dominues ishim në pjesën e dytë. Patjetër të pranojmë se ajo penalti e hershme për kundërshtarin na nxori pak prej loje, mirëpo jam i kënaqur me reagimin e futbollistëve të mij. Kishim disa raste të mira, të cilat nuk i shfrytëzuam, prandaj them se duhet të jemi të kënaqur me rezultatin”, – deklaroi trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Ndeshja më interesante e javës së 14-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës u mbyll me rezultat të barabartë 1:1. Lideri i renditjes edhe pse në këtë fushë nga gjashtë ndeshje kishte pësuar gjashtë disfata, kësaj rradhe erdhi e bindur për të ndërprerë këtë seri, dhe që në minutat e para mundej të avansojë, po që se Nuhiu tregohej pak më i shkathët. Në anën tjetër në sulmin e parë të vendasve, Berisha ndërhyri ndaj Savios, ndërsa arbitri kryesor tregoi në pikën e bardhë. I sigurtë nga pika e bardhë ishte Lopez, i cili solli epërsi për Rabotniçkin që në minutën e 5-të të takimit. Pas golit të pranuar “kuq e zinjtë’, që kësaj rradhe luanin me fanella të bardha nuk u hamendën, por filluan të dominojnë në teren, duke diktuar tempon e lojës. Rastin më të mirë për të barazuar në pjesën e parë e kishte Rexhepi, mirëpo nuk arriti të realziojë në portën kundërshtare. Në pjesën e dytë Shkëndija shtoi presionin para portës kundërshtare, dhe kishte disa mundësi për të barazuar, prej të cilave do të ksihim veçuar depërimin e 16-të vjeçarit, Nafiu, mirëpo Bogatinov arriti të mbrojë. Në minutën e 71 vendasit mbetën me një futbollist më pak, pasi Fernando ndërhyri ashpër ndaj Salit dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Me epërsi numerike në fushë, Shkëndija mendonte vetëm për sulm dhe pas një loje të tillë arritën të barazojnë rezultatin 6-të minuta para fundit të takimit, kur Bogatinov ndali goditjen e Hasanit, ndërsa në vazhdim Mustafi ishte i saktë para portës së Rabotniçkit, duke realizuar për 1:1 Deri në fund tetovarët kishin mundësi të marrin tre pikë, mirëpo mbetën të pashfrytëzuara disa mundësi të mira, kur në qendër të vëmendjes ishte Ersen Sali. Në fund skuadrat u ndanë me rezultat të barabartë, nga i cili duhet të jenë të kënaqura të dyja palët, megjithse miqtë në pjesën e dytë ishin skuadra dominuese në fushën e lojës. Me këtë barazim Shkëndija ruan pozitën e pare me 25 pikë të tubuara, aq sa ka edhe rivali lokal Renova.

“Duhet të jemi të kënaqur me rezultatin, edhe pse të gjithë e pamë se sa dominues ishim në pjesën e dytë. Patjetër të pranojmë se ajo penalti e hershme për kundërshtarin na nxori pak prej loje, mirëpo jam i kënaqur me reagimin e futbollistëve të mij. Kishim disa raste të mira, të cilat nuk i shfrytëzuam, prandaj them se duhet të jemi të kënaqur me rezultatin”, – deklaroi trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.”U tregua se Shkëndija është skuadër kualitative dhe unë këtë u’a thash futbollistëve edhe para takimit. Ne hapëm mirë ndeshjen, duke avansuar shumë herët, ndërsa duhej të sjellim edhe golin e dytë, për të siguruar fitoren. Pas kartonit të kuq, Shkëndija mori dominimin dhe kishte disa raste për të shënuar, kështu që mendoj se barazimi është rezultati më real i këtij takimi”, – tha trajneri i Rabotnickit, Zoran Stratev, i cili dy sezone më parë një kohë drejtoi ekipin e Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *