Home / Sport / Renova do tregojë fytyrën e vërtetë

Renova do tregojë fytyrën e vërtetë

“Do jetë sfidë e vështirë ajo me Skopjen, pasi ne e dijmë se bëhet fjalë për skuadër të papërshtatshme, posacërisht kur luan në teren të vet. Megjithatë ne me lojën e treguar ndaj Vardarit konfirmuam se mundemi edhe më mirë, kështu që presim rezultat pozitiv. Të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe besoj se me dhënien e maksimumit, nga Shkupi do të dalim me rezultat të favorshëm, për të treguar fytyrën tonë të vërtetë”,- deklaroi sulmuesi i Renovës Ismail Ismaili.

Ardhja e Bylbyl Sokolit në pankinën e Renovës si duket ka përmirësuar atmosferën në taborin e kampionëve në fuqi të Maqedonisë. Xhepcishtasit përvecse regjistruan tre pikë të reja në saldon e vet, gëzon fakti që shënuan fitore bindëse, madje me dominim të plotë në pjesën e dytë, kur edhe u shënuan tre gola të bukur.
“Loja e treguar ndaj Vardarit na bën të jemi të kënaqur dhe sigurisht që ne me meritë morëm atë rezultat. Vardari nuk është ai Vardar që ishte dikur, por rikujtoj se bëhet fjalë për ekipin i cili na hodhi nga Kupa e Maqedonisë. Gëzon fakti që të gjithë futbollistët dhanë maksimumin, ndërsa si rezultat i kësaj erdhi edhe fitorja”, – tha për ‘Koha’-n, sulmuesi i Renovës, Ismail Ismaili, i cili në takimin me Vardarin ishte futbollisti më i mirë në fushë.
Përvec fitores më bindëse në këtë sezon, Renova në takimin me Vardarin dha një element tjetër pozitiv dhe ai është se në listën e golashënuesëve u regjistruan katër futbollistë të ndryshëm. Emini, Nuhiu, Emrullahu dhe më i miri në fushë, Ismaili. “Kjo tregon se ne nuk varemi nga askush, por loja jonë kolektive është karakteristikë e re e jona”,-tha Ismaili.
Sulmuesi foli edhe për sfidën e rradhës, kur Renova të shtunën është mysafire e Skopjes në Shkup. “ Do jetë sfidë e vështirë, pasi ne e dijmë se bëhet fjalë për skuadër të papërshtatshme, posacërisht kur luan në teren të vet. Megjithatë ne me lojën e treguar ndaj Vardarit konfirmuam se mundemi edhe më mirë, kështu që presim rezultat pozitiv. Të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe besoj se me dhënien e maksimumit, nga Shkupi do të dalim me rezultat të favorshëm, për të treguar fytyrën tonë të vërtetë”,-përfundoi Ismaili.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *