Home / Sport / Renova fiton Kupën e Pavarësisë

Renova fiton Kupën e Pavarësisë

Kampionia e Maqedonisë në futboll, Renova është fituese e edicionit të dytë të turneut mbarëkombëtar ‘Kupa e Pavarësisë 2010’, e organizuar në Vlorë nga Federata Shqiptare e Futbollit, me me rastin e 98-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Qyteti i Vlorës për të dytin vit me rradhë priti truneun e futbollit ‘Kupa e Pavarësisë 2010’, i cili organizohet për hir të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Organizatorët e turneut, Federata Shqiptare e Futbollit dhe bashkia e Vlorës, këtë vit grumbulluan katër skuadra nga vise të ndryshme shqiptare,si Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi, pikërisht ekipe të cilat janë edhe fituese të kupave në vendet respektive për sezonin e kaluar futbollistik. Kupa “Pavarësia” zhvillohet për herë të dytë radhazi ne qytetin e Vlorës dhe që do të kthehet në traditë në çdo 28 nëntor. Ndeshjet kanë pasur një minutazh të reduktuar me nga 45 minuta secila. Në fillim është ndeshur Besa e Kavajës me Renovën e Tetovës, takim i cili është mbyllur në rezultatin 0 0 gjatë kohës së rregullt, ndërsa me penallti ka fituar ekipi nga Maqedonia me rezultatin 5 4. Në ndeshjen e dytë mes Otrantit të Ulqinit dhe Lirisë së Prizrenit,përsëi nuk kishte gola, ndërsa më të saktë nga penalltitë ka qenë ekipi Otrant i Ulqinit, që ka fituar 6-5. Finalja ka vënë përballë ekipin e Otrantit të Ulqinit dhe Renovës së Tetovës, ndeshja e cila ka dhuruar më shumë emocione se takimet e tjera dhe Renova ka fituar 1-0,me një gol spektakular të Burhan Emrullahut, duke merituar edhe Kupën “Pavarësia” në futboll. Renova u shpall fituese e turneut, duke pranuar trofeun ‘ Kupa Pavarësia 2010’ nga presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe Shpëtim Gjika.

Ekipi më fair-play u shpall ai i Lirisë së Prizrenit, futbollisti më i mirë u zgjodh Arian Cenika nga Otranti, që mori çmimin “Kupa lojtari më i mirë”, derisa golashënuesi më i mirë, Burhan Emurllahi, që mori shpërblimin “Kupa e golashënuesit”. Tashmë Kupa Pavarësia është kthyer në një traditë dhe vitin e ardhshëm do të zhvillohet edicioni i tretë sërish me 4 skuadrat fituese të Kupave të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *