Home / Sport / Renova fiton Skopjen me – 2 futbollistë

Renova fiton Skopjen me – 2 futbollistë

Kampionët në fuqi Renova, arritën të fitojnë me rezultat 1:0 në fushë të Skopjes, duke marrë kreun e renditjes. Xhepçishtasit një kohë lujatën me dy futbollist më pak, mirëpo kjo nuk u pengoi të marrin tre pikë të reja nga ky teren i vështirë.

Pas zhvillimit të ndeshjeve të të shtunës në LPFM, Renova ka marrë kreun e renditjes. Në katër ndeshje nuk kishte asnjë barazim, ndërsa u shënuan vetëm pesë gola.
Edhe përkundër faktit se përballë Skopjes në Autokomandë, Renova një orë të plotë luajti me 9-të futbollistë (Gashi dhe Emrullahu u ndëshkuan me karton të kuq), megjithatë arriti të marrë fitoren me rezultat 1:0 me një gol të Ylber Aliut, të shënuar nga panelatia, 6-të minuta para fundit të takimit.
Fitore me rezultat identik në fushë të Teteksit, mori Rabotniçki, të cilët triumfuan falë golit të Petroviqit. 1:0 dhe tre pikë të mëdha edhe për Napredokun përballë Sileksit, me autor të golit Naumovski.
Bregallnica ishte pak më bindëse, duke mundur 2:0 Pelisterin, me golat e shënuar nga Zdravkov dhe Trajçv në pjesën e dytë.
Nëse nesër arrin të mund Metalurgun, Shkëndija do të rrikthehej në pozitën e parë, ndërsa Vardari në duelin me Horizontin do të kërkojë pikë për tu larguar nga fundi i tabelës.
Renova për momnetin me 28-të pikë i është larguar Shkëndijës për tre pikë. Napredoku është në vendin e tretë me 24, para Metalurgut, Teteksit dhe Rabotniçkit që kanë nga 23 pikë.

Gjithashtu lexo

SHKËNDIJA, KEMI KUALITET PËR T’I BËRË BALLË EDHE MILANIT ( FOTO-VIDEO)

Të luash dy vite me rradhë në fazën “play-off” të Liga Evropës, nuk është një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *