Home / Sport / RENOVA MYSAFIRE E HORIZONTIT, SHKËNDIJA PRET BREGALLNICËN

RENOVA MYSAFIRE E HORIZONTIT, SHKËNDIJA PRET BREGALLNICËN

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen sfidat e javës së 13-të në Ligën e Parë, nëtë cilën Renova është mysafire e Horizontit, ndërsa Shkëndija pret Bregllanicën. Pikërisht përballje në Turnovë të Strumicës, mes Horizontit dhe Renovës është derbi i javës, ndërsa takim interesant do të zhvillohet edhe në Autokomandë të Shkupit ku Skopje përballet me Metalurgun. Shkëndija pasi që u vodh nga arbitrat në takimin me Teteksin, tani kërkon të rrikthehet në rrugën e fitoreve, kur në teren të vet pret Bregallnicën.

Këtë fundjavë vazhdojnë garat në elitën e futbollit në vend me ndeshjet e xhiros së 13-të. Lufta për kreun e tabelës është duke u bërë gjithnjë e më interesante dhe në këtë drejtim kjo javë pritet të zgjidhë disa paqartësi, kur në program janë dy takime tejet tërehqëse. Horizont Turnova është vendase e Renovës, në duelin e dy skuadrave që pretendojnë kreun e tabelës. Ndeshjet ndërmejt këtyre dy skuadrave zakonisht përfundojnë baraz, por kësaj rradhe nga të dyja taboret paralajmërojnë fitore.
“Sinqerisht shpresojmë të marim fitoren e parë kundër Renovës. Mirëpo të gjithë e dimë se Renova posedon futbollistë kualitativ. Unë si ish-futbollist i Renovës mendoj se ata janë një prej skuadrave më kualitative në Maqedoni, kanë organizim të mirë dhe fond të futbollistëve kualitativ. Shpresoj në të tregojmë lojë të mirë”, – dekalaroi ish-futbollisti i Renovës, tani në rradhët e Horizontit, Pançe Stojanov.
“Shpresojmë se me një angazhim maksimal dhe me një përkushtim maksimal të gjithë lojtarëve në atë ndeshje të kthehemi kësaj rradhe me tre pikë, ato vërtet janë një kundërshtar për respekt por ne jemi kampion aktual të këtij shteti ne jemi ekipi më kualitativ në atë ndeshje dhe shpresoj që të kthehemi me tre pikë nga Turnova”, – tha kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.
Ndërkohë një tjetër duel interesant do të zhvillohet në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku do të përballen skuadrat lokale Skopje dhe Metalurgu. Në takimet tjera të së shtunës Teteksi pret Pelisterin, ndërsa Napredoku përballet me Rabotniçin. Të dielën në program janë dy përballje kur Shkëndija para fansave të vet do të ndeshet me Napredokun, në kërkim të fitores me të cilën do të haronte disfatën e pamerituar nga Teteksi.
“Shpresoj të dielën kundër Bregallnicës, të kemi një referim korrekt. Nuk kërkojmë ndihmë nga referët, kemi një skuadër mjaft cilësore që mund të ja dalim edhe vetë, por duam që të kemi ndarje të drejtë të drejtësisë. Bregallnica në rrethin e parë na mundi në Shtip, shpresojmë tani në Tetovë që tu hakmeremi dhe normal që të fitojmë neve”, – tha Ardian Nuhiu. Në përballjen e fundit Vardari në fushë të vet takohet me Sileksin.

Dyshet e javës së 13-të:
Teteksi-Pelsiteri,
Napredoku-Rabotniçki,
Skopje-Matelurgu,
Horizonti-Renova,
Shkëndija-Bregallnica,
Vardari-Sileksi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *