Home / Sport / Renova ‘shkatëroi’ Napredokun, Shkëndija barazoi me Sileksin

Renova ‘shkatëroi’ Napredokun, Shkëndija barazoi me Sileksin

Me fitoren bindëse 5:0 përballë Napredokut në kuadër të javës së 16-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, Renova ka kaluar në pozitën e parë në renditje, duke shfrytëzuar barazimin e Shkëndijës në fushë të Sileksit.

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, Renova ‘shkatëroi’ Napredokun, duke e mundur me rezultat të lartë 5:0. Boban Jancevski shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Vullnet Emini dhe Muharem Bajrami. Goli i pestë ishte vepër e futbollistëve mysafir, pasi Toni Veljanovski shënoi në rrjetë të gabuar. Në favor të Renovës shkoi edhe rezultati i barabartë i Shkëndijës në transfertën në Kratovë. Sileksi dhe Shkëndija u ndanë baraz 1:1 në një duel ku tetovarët kishin dominim të plotë në fushë. Nikolla Mishovski shënoi në minutën e 4, pas një përgjumësie të mbrojtjes së Shkëndijës. Ndërkohë në sulmin e rradhës Hasani dhe Nuhiu kombinuan bukur në krahun e djathtë, ndërsa assisti i këtij të dytit u shfrytëzua nga Izair Emini, i cili shënoi për barazim të rezultatit. Fitore 1:0 në teren vendas shënuan Metalurgu përballë Teteksit, me golin e Kërstevit nga penaltia dhe Horizonti përballë Skopjes, me golin e shënuar nga Sulev në minutën e 81-të të takimit. Në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’, Rabotnicki mundi Bregallnicën me rezultat 3:1. Për skuadrën vendase golat i shënuan Manevski, Gligorov dhe Sinkoviq, ndërsa Mandak shënoi golin e nderit për ekipin nga Shtipi. Fitoren e vetme në cilësi të mysafirit e shënoi Vardari, të cilët në Manastir mundën Pelsiterin 2:1. Autor i dy golave për Vardarin ishte Gjurgjeviq, ndërsa vendasit arritën vetëm të zbusin epërsinë me anë të Talevskit.
Pas ndeshjeve të javës së 16-të udhëheqjën e renditjes e ka marë Renova me 31 pikë, dy më shumë se Shkëndija që bie në vendin e dytë. Rabotnicki ngjititet në pozitën e tretë me 26-të pikë, aq sa kanë edhe Metalurgu dhe Horizonti. Pas fitores ndaj Pelisterit, Vardari ka lëshuar vendin e fundit, duke i’a dorëzuar fenerin skuadrës nga Manastiri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *