Home / Sport / RENOVA TË DIELËN PJESËMARËSE NË FESTËN E FLAMURIT

RENOVA TË DIELËN PJESËMARËSE NË FESTËN E FLAMURIT

Skuadra kampione e futbollit të Maqedonisë, Renova nga fshati Xhepçisht, të dielën do të jetë pjesë e turneut “Kupa e Pavarësisë 2010” që do të zhvillohet në Vlorë. Përveç Renovës, pjesëmarës së këtij turneu do të jenë edhe Besa e Kavajës, Liria e Prizrenit dhe skuadra Otrant nga Mali i Zi.

Edhe përkundër faktit se të shtunën do të kenë ndeshje të vështirë në kuadër të javës së 16-të në Ligën e Parë të Maqedonisë përballë Napredokut, futbollistët e Renovës të dielën do të marrin pjesë në turneun “Kupa e Pavarësisë 2010” që do të zhvillohet në Vlorë, me rastin e ditës së flamurit kombëtar shqiptar 28 Nëntorit. Ky turne i cili përputhet me 98 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, organizohet nga Federata e Shqiptare e Futbollit.

“Klubi i futbollit Renova është i nderuar nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe ne si klub jemi mirënjohës për këtë ftesë. Dihet se Renova është kampion aktual i sezonit 2009/2010 dhe dua të them se ‘vëllezër atdhetarë jemi, kësaj ftese shqip t’ia themi’”, – deklaroi koordinatori i Renovës, Enver Sulejmani, i cili në këtë rast do të ketë postin e udhëheqësit të udhëtimit.

Pos skuadrës së Renovës, në këtë turne do të marrin pjesë edhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Besa e Kavajës, fituesja e Kupës së Kosovës Liria e Prizrenit, si dhe skuadra shqiptare nga Mali i Zi KF Otrant. Ekspedita e Renovës për në Vlorë do të niset të shtunën menjëherë pas sfidës me Napredokun, por është për të besuar se rast për të luajtur të kenë futbollistët që deri tani kanë patur më pak hapsira në kampionat, ndërsa ekipi do të udhëhqiet nga ndihmës trajneri Bujar Islami, pasi Bylbyl Sokoli nuk do të udhtojë për shkak të disa obligimeve. Garat në këtë turne do të zhvillohen në stilin italian, sipas të cilit të gjitha skuadrat do përballen mes veti, me atë që do të zhvillojnë vetëm nga një pjesë, gjegjësisht 45 minuta. Fitues i turneut do të shpallet ekipi që do të shënoj dy fitore, ndërsa në të kundërtën do të zhvillohen penalti. Vitin e kaluar trofeu i takoi Flamurtarit të Vlorës, të cilët në finale mundën Shkëndijën e Tetovës pas egzekutimit të penaltive.

LISTA E FUTBOLLISTËVE PËR NË VLORË:
1. FERAT ABDULI
2. LEONARD KALLABA
3. DARKO IGNJATOVSKI
4. FISNIK GASHI
5. FESTIM ADEMI
6. BURIM SADIKI
7. ARGJEND GAFURI
8. ERSEN ASANI
9. SALAJDIN MUSTAFI
10. BAJRAM MEMEDI
11. ARIJAN VELIU
12. VLORIJAN ISMAILI
13. FLORIM NUHIJU
14. HEKURAN SULEJMANI
15. BEKIM SADIKI
16. SAIMIR FETAI
17. BURHAN EMURLLAI

STAFI TEKNIK DHE KRYESIA:
1. BUJAR ISLAMI – Trajner
2. DASHMIR BEARI – Ndihmës trajner
3. TAXHEDIN JONUZI – Mjek
4. XHEMAIL REXHEPI – Fizioterapeut
5. ENVER SULEJMANI – Koordinator & udhëheqës i udhëtimit
6. SAMI IBRAIMI – Ekonom
7. MUHAMET SEJDINI – FFM

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *