Home / Lajme / Rajon / Rexhep Selimi i bashkangjitet “Vetëvendosjes”

Rexhep Selimi i bashkangjitet “Vetëvendosjes”

11 nëntor-
“Në atë copë të vogël të programit të cilën e ka shpalosur ‘Vetëvendosja’, unë e kam gjetur vetën. Programi i ‘Vetëvendosjes’ mban diçka që partitë tjera tashmë e kanë harruar. Këtu e gjej kombin tim, flamurin, gjithçka shqiptare, thjeshtë e gjej vetën time”, ka thënë Selimi, gjatë prezantimit para studentëve, njofton Koha.

Rexhep Selimi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mërkurën, e ka bërë publik vendimin për të kaluar në Lëvizjen “Vetëvendosje”. Prezantimi i Selimit si anëtar i “Vetëvendosjes”, është bërë gjatë një takimi me studentët e Kolegjit Universitar Pjetër Budi, në Prishtinë.

Selimi, që për një kohë ka qenë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se e ka zgjedhur Lëvizjen “Vetëvendosje”, me në krye Albin Kurtin, kryesisht për shkak të programit të saj.

“Në atë copë të vogël të programit të cilën e ka shpalosur ‘Vetëvendosja’, unë e kam gjetur vetën. Programi i ‘Vetëvendosjes’ mban diçka që partitë tjera tashmë e kanë harruar. Këtu e gjej kombin tim, flamurin, gjithçka shqiptare, thjeshtë e gjej vetën time”, ka thënë Selimi, gjatë prezantimit para studentëve, njofton Koha.

Ai ka shtuar se nuk ka biseduar për ndonjë post në rast se “Vetëvendosja” i fiton zgjedhjet, por vetëm ka shpallur ambiciet e tij për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *