Home / Sport / Rexhepi rrigjen formën

Rexhepi rrigjen formën

“Jam i kënaqur me atë që tregova kundër Bregallnicës edhe pse e dij se mundem edhe më shumë. Megjithatë edhe vetë e ndjej se kasha paraqitje më të mirë se në herët paraprake dhe shpresoj se do të vazhdoj të përmirësohem. Në këtë drejtim dua të pranoj se më vlen shumë përkrahja e publikut tonë, të cilët janë të mrekullueshëm dhe gjithnjë na mbështesin”, – deklaroi Elmedin Rexhepi.

Futbollisti nga Përshevca e Tetovës, Elmedin Rexhepi duket se më në fund gjen formën e duhur në fanellën e Shkëndijës. Ai në taborin e Shkëndijës erdhi verën e shkuar nga skuadra e Teteksit, dhe në pjesën e deritashme të kampionatit në ndeshjet që ka luajtur sikur nuk mundte të gjejë veten. Mirëpo në sfidën e të dielës, kur Shkëndija fitoi 2:0 Bregallnicën, Rexhepi ishte ndër futbollistë më të dalluar në taborin ‘ kuq e zi’.
“Jam i kënaqur me atë që tregova kundër Bregallnicës edhe pse e dij se mundem edhe më shumë. Megjithatë edhe vetë e ndjej se kasha paraqitje më të mirë se në herët paraprake dhe shpresoj se do të vazhdoj të përmirësohem. Në këtë drejtim dua të pranoj se më vlen shumë përkrahja e publikut tonë, të cilët janë të mrekullueshëm dhe gjithnjë na mbështesin”, – komentoi Rexhepi paraqitjen e tij të fundit në fanellën ‘kuq e zi’. Rexhepi është i mendimit se Shkëndija do të vazhdojë me paraqitje të mira dhe do të mbetet në kreun e tabelës. “Ne tani kemi nevojë për fitore kundër Rabotniçkit, skuadër kjo shumë kualitative që ne e respektojmë maksimalisht. Megjithatë ne kemi besim në kualitetin dhe potencialin tonë, prandaj mendoj se nga Shkupi do të rrikthehemi me rezultat pozitiv”, – u shpreh Rexhepi.
Shkëndija të shtunën në kuadër të javës së 14-të në Ligën e Parë të Maqedonisë do të jetë mysafire e Rabotniçkti në Shkup, në derbin e javës përkatëse.

F.Z.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *