Home / Lajme / Maqedoni / Riker tërheq vërejtjen për situatën pas Samitit të Lisbonës

Riker tërheq vërejtjen për situatën pas Samitit të Lisbonës

15 nëntor-

“SHBA punojnë me të dyja vendet, Maqedoninë dhe Greqinë, për gjetjen një zgjidhje kompromisi për emrin dhe që ky kontest të mos komplikohet edhe më shumë. Marrëdhëniet e mira me fqinjët janë bazë për anëtarësim në NATO”, deklaroi Riker.

Ambasadori amerikan Filip Riker hodhi përgjegjësinë mbi autoritetetet shtetërore të vendit lidhur me procesin e anëtarësimit në NATO.

“Do të varet nga ju se çfarë do të ndodhë me Maqedoninë pas samitit të radhës të NATO-s në Lisbonë. Ne ju mbështesim në gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit dhe në proceset e integrimit të plotë të vendit”, deklaroi në fjalimin e tij ambasadori amerikan në kuadër të debatit “Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe Samiti i Lisbonës” të mbajtur sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Ai nënvizoi se SHBA-të janë të angazhuar në gjetjen e një kompromisi për emrin.

“SHBA punojnë me të dyja vendet, Maqedoninë dhe Greqinë, për gjetjen një zgjidhje kompromisi për emrin dhe që ky kontest të mos komplikohet edhe më shumë. Marrëdhëniet e mira me fqinjët janë bazë për anëtarësim në NATO”, deklaroi Riker.

Sipas ambasadorit amerikan, Qeveria amerikane dhe ambasada punojnë së bashku si me Qeverinë ashtu edhe me shoqërinë civile.

“Duhet vazhduar reformat dhe të gjithë të fokusohemi në integrimet euroatlantike”, theksoi diplomati i parë amerikan në Maqedoni.

Samiti i NATO-s në Lisbonë do të mbahet nga java e ardhshme, me ç`rast Maqedonia sërish do të humb shansin për përfitimin e ftesës për anëtarësim, për shkak të moszgjidhjes së kontestit të emrit.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se, Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Dua nga ky vend dhe nga ky moment të përsërisë edhe një herë se për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në NATO dhe në BE dhe se kjo duhet të jetë angazhim i të gjithëve, si klasës politike që është bartëse e vullnetit të qytetarëve, ashtu edhe e shoqërisë civile, komuniteteve akademike si ky i juaji dhe i çdo faktori tjetër në shoqëri”, deklaroi Ahmeti gjatë fjalimit të tij me temë integrimet euroatlantike në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni, raporton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, për tu arritur kjo nevojitet një konsensus i qëndrueshëm etnik e politik sepse, siç tha Ahmeti, duhet pranuar publikisht se, “askush neve nuk do na pranojë të ndarë as edhe në organizma bamirësie e lëre më në institucione siç janë, NATO dhe BE”.

“Si maqedonasit, ashtu edhe shqiptarët, si partitë në pushtet, ashtu edhe ato opozitare duhet të jenë pjesë aktive e arritjes së konsensusit të plotë për të tejkaluar pengesat të cilat tashme po shihet se e kanë bllokuar procesin. Këtë nuk dua askush ta kuptojë si presion as mbi ndonjërin nga komunitetet apo edhe mbi vetë vendin tonë. Perspektiva evro-atlantike e vendit meriton qasje të guximshme, vizionare dhe herë-herë pse jo edhe sakrificë”, deklaroi lideri i BDI-së.

Tejkalimi i mosmarrëveshjeve me fqinjte ka vetëm një emër dhe ai është anëtarësimi në NATO, shtoi Ahmeti.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe qytetarët e këtyre shteteve thuajse në mënyrë plebishitare janë për anëtarësim në NATO, sepse në kujtesën e tyre kolektive, në vetëdijen e çdo njeriu është rrënjosur bindja dhe garancia se kjo Aleance është siguria më e fuqishme se luftëra, spastrime etnike, gjenocide dhe dhune nuk do të ketë më në rajonin tonë”, theksoi ai.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *