Home / Sport / Ronaldo s’ka dyshim: Mourinjo më i miri në botë

Ronaldo s’ka dyshim: Mourinjo më i miri në botë

Portugezi i Realit të Madridit ngre në qiell trajnerin Hoze Mourinjo, duke u shprehur i bindur se me të në krye të stolit, skuadra “galaktike” do të arrijë suksese.

Të hënën në mbrëmje Reali shkon në “Kamp Nou” për t’u përballur me Barcelonën në “El Classico”-n e shumëpritur. Madrilenët kanë humbur në katër sfidat e fundit ndaj katalanasve, por talenti portugez është i bindur që me Mourinjon në pankinë, ka për të qenë ndryshe kësaj here. Sulmuesi e konsideron teknikun nga Setubali “më të mirin në botë”.

25-vjeçari vlerëson ekipin kundërshtar, duke u shprehr i ndërgjegjshëm për vështirësitë e të luajturit në një stadium si “Kamp Nou”. “Por ne besojmë tek mundësitë tona dhe ka për të qenë një përballje shumë interesante”, tha “Topi i Artë 2008”. Pastaj ngre në qiell Hoze Mourinjon: “Ka lënë kujtime të bukura kudo ku ka qenë dhe për mua është më i miri në botë. Nuk kisha punuar kurrë më parë, por puna me të është vërtet kënaqësi. Po luajmë mirë dhe jam i bindur se mund të marrim rezultat pozitiv në ‘Kamp Nou’”.

Barcelona ka dalë fituese në katër përballjet e fundit, por për Ronaldon e shkuara nuk thotë asgjë: “Këtë vit do të jetë plotësisht ndryshe, pasi Reali nuk është ai i sezonit të shkuar. Jemi të pamposhtur në kampionat dhe Champions, pra jemi në formë për ta përballuar në mënyrën më të mirë këtë ndeshje. Besimi në skuadër është i madh në këtë periudhë, prandaj mendoj se mund të fitojmë”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *