Home / Lajme / Maqedoni / ‘Sa më të shpejtë’ të fillojnë negociatat Maqedoni – BE

‘Sa më të shpejtë’ të fillojnë negociatat Maqedoni – BE

29 nëntor-
Komiteti duhet të inkurajonë autoritetet në Shkup dhe Athinë që të vazhdojnë dhe të intensifikojnë negociatat në kuadër të OKB-së për të gjetur një zgjidhje në lidhje me emrin.

“Në kohë sa më të shpejtë” të fillojnë negociatat me Republikën e Maqedonisë si dhe BE-ja duhet që jetë pjesë e 23 rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët parlamentar BE-Republika e Maqedonisë.

Draft rekomandimet e këtij organi, i cili mblidhet në Bruksel do të duhet të ripohojnë rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë dhe të kërkojnë që Këshilli Evropian të mos vonojë fillimin e negociatave.

Komiteti duhet të inkurajonë autoritetet në Shkup dhe Athinë që të vazhdojnë dhe të intensifikojnë negociatat në kuadër të OKB-së për të gjetur një zgjidhje në lidhje me emrin.

Eurodeputeti Jorgo Shacimarkakis, ka thënë se në takimi do të flitete edhe për shtypin dhe lirinë e shprehjes.

Rekomandimet e tjera kanë të bëjnë me reformat në gjyqësi, administratë, polici, marrëdhëniet etnike, integrimin evropian dhe si dhe disponimin e përgjithshme të vendit për integrim në BE dhe NATO.

Pritet që Komiteti të kërkojë nga autoritetet parandalimin e fluksit të azilkërkuesve në BE.

Me kërkesë të delegacionit Nga Maqedonia deri te Komiteti i Përbashkët, në rekomandimet e propozuara ka një pjesë të veçantë për rëndësinë e zhvillimit të korridoreve të transportit që lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *