Home / Sport / Sajmir Fetahi optimist para takimit me Horizontin

Sajmir Fetahi optimist para takimit me Horizontin

“Jam i kënaqur me paraqitjen që kisha kundër Pelisterit, por më shumë më gëzon fakti që skuadra arriti të marrë tre pikë. Respektojmë në maksimum Horizontin, por mendoj se kësaj rradhe mund të fitojmë”,- deklaroi mesfushori i ri i Renovës, Sajmir Fetahi.

Renova pas fitores minimale 1:0 përballë Pelisterit në Manastir, me intensitet të shtuar është duke u përgatitur për sfidën e të shtunës, kur në kuadër të javës së 13-të, ‘gjipspunuesit’ do të jenë mysafirë të Horizont Turnovës. Skuadra nga afërisa Strumicës në teren të vet është shumë e papërshtatshme,mirëpo është interesant fakti se Renova vazhdimisht kthehet e pamposhtur. Në takimin me Pelisterin me paraqitje të mirë u dallua i riu Sajmir Fetahi, i cili me performansën e tij gjithnjë e më tepër është duke u imponuar për vend në formacionin e parë. Ai vitin e kaluar si futbollist i huazuar luajti te Drita e Bogovinës, ndërsa tani duket se përvoja e fituar në Ligën e Dytë, i ndihmon shumë në gjetjen e hapsirave të Renova.

“Jam i kënaqur me paraqitjen që kisha kundër Pelisterit, por më shumë më gëzon fakti që skuadra arriti të marrë tre pikë. Sigurisht që shpresoj të vazhdoj me paraqitjet e mira, për më shumë për të arsyetuar besimin dhe për tu falemenderuar trajnerëve për rastin që më japin”,- u shpreh Fetahi. Skuadra nga e hëna është kthyer në stërvitje duke u përgatitur për sfidën me Horizontin. Seancat stërvitore drejtohen nga ndihëms trajneri Bujar Islami, gjithnjë nën mbikqyrjen e drejtorit sportiv Lirim Sahiti, i cili tani ka edhe postin e ushtruesit të detyrës së trajnerit. Në taborin me Renovën sfida me Horizontin cilësohet si shumë e vështirë, mirëpo me vlerë të madhe për qëndrim në kreun e tabelës. Xhepcishtasit vite me rradhë nuk pësojnë disfatë në Strumicë, por as nuk arrijnë të fitojnë, pasi rregullisht takimet e tyre me Horizontin dahen me rezultat të barabartë. “ Na pret sfidë e vështirë, me skuadër kualitative. Horizonti është i papërshtatshëm në fushë të vet, por ne kemi ambiciet tona. Respektojmë në maksimum Horizontin, por mendoj se kësaj rradhe mund të fitojmë. Duhet të gjithë të japim maksimumin dhe shpresojmë që kjo të jetë e mjaftueshme për suksesin e rradhës”, – përfundoi Sajmir Fetahi.

Nga tabori i Renovës kuptohet se skuadra do vazhdojë të mbikqyret nga Lirim Sahiti, ndërsa së shpejti në një mbledhje me pronarët e klubit do të vendoset për pozitën e trajnerit, post ky që mbeti i zbrazur pas largimit të Nexhat Shabanit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *