Home / Lajme / Maqedoni / Selmani me mesazh deri tek deputet shqiptarë:Bëhuni burra një herë

Selmani me mesazh deri tek deputet shqiptarë:Bëhuni burra një herë

14 nëntor-
Bëhuni të paktën një herë burra dhe mos votoni ashtu siç ju ka urdhëruar Gruevski dhe Ahmeti. Votoni ashtu siç kërkon populli shqiptar, elektorati i cili ju ka zgjedhur të bëheni deputet”, theksoi Selmani.

Qindra shqiptarë të Maqedonisë protestuan sot para Parlamentit të Maqedonisë, kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni, i cili ka nxitur shqetësime nga opozita për mundësitë e manipulimit të procesit të regjistrimit me popullsinë dhe diasporën shqiptare.
Protesta e mbajtur me moton “Nuk regjistrohesh nuk ekziston”, zgjati rreth një orë, ndërsa mbështetësit e protestës kërkuan që të mos miratohet një ligj i cili dëmton procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Kjo protestë u organizua nga Demokracia e Re, ndërsa gjeti përkrahjen e disa partive shqiptare jo parlamentare, shoqatave joqeveritare, brenda dhe jashtë vendit, si dhe qindra qytetarëve shqiptar të Maqedonisë.

Lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani para masës së protestuesve, apeloi tek partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, që të mos votoj një ligj të dëmshëm për popullin shqiptar në Maqedoni, një ligj për të cilin siç tha ai, janë kundër edhe vet votuesit e subjektit politik pjesëmarrës në qeverinë Gruevski.

“Bëhuni të paktën një herë burra dhe mos votoni ashtu siç ju ka urdhëruar Gruevski dhe Ahmeti. Votoni ashtu siç kërkon populli shqiptar, elektorati i cili ju ka zgjedhur të bëheni deputet”, theksoi Selmani.

Ai kërkoi që regjistrimi i popullsisë të mos bëhet në muajin prill por në korrik.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *