Home / Lajme / Maqedoni / SHGM fton për zgjedhje dinjitoze

SHGM fton për zgjedhje dinjitoze

17 nëntor-
“Deri tani në shoqatë ishin të regjistruar 1.300 anëtarë të cilët në vitin e fundit për fat të keq nuk e kanë regulluar statusin e tyre dhe pikërisht për këtë informojmë se çdo gazetar që ka dëshirë të jetë i zgjedhur ose të zgjedh duhet të rregullojë statusin dhe të jetë anëtar i rregullt në shoqatë. Prej 1300 anëtarëve ne kemi vetëm 197 me status i rregullt dhe kjo është problematike pasi vetëm me 29 anëtarë mund të mbahet kuvendi.”, thotë Gazmend Ajdini, sekretar i Shoqatës së gazetarëve.

Vetëm dy ditë para zgjedhjes së Kryetarit dhe organeve tjera drejtuese, Shoqata e Gazetarëve apelon për anëtarësim masovik në këtë organizatë që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë dinjitoze. Përveç Kryetarit do të zgjidhen edhe 7 anëtarë të Këshillit të nderit të shoqatës. Sipas Gazmend Ajdinit, anëtarësim është i nevojshëm që të mos lejohet vetëm me 29 anëtarë të mbahet Kuvendi zgjedhor.

“Deri tani në shoqatë ishin të regjistruar 1.300 anëtarë të cilët në vitin e fundit për fat të keq nuk e kanë regulluar statusin e tyre dhe pikërisht për këtë informojmë se çdo gazetar që ka dëshirë të jetë i zgjedhur ose të zgjedh duhet të rregullojë statusin dhe të jetë anëtar i rregullt në shoqatë. Prej 1300 anëtarëve ne kemi vetëm 197 me status i rregullt dhe kjo është problematike pasi vetëm me 29 anëtarë mund të mbahet kuvendi.”, thotë Gazmend Ajdini, sekretar i Shoqatës së gazetarëve.

Nga SHGM-ja informojnë se anëtarësimi do të mund të bëhet deri në ditën e fundit, pra edhe të shtunën në Kuvendin Zgjedhor. Nga ana tjetër Ajdini nuk përgjigj se sa para janë shpenzuar për fushatën e SHGM-së për anëtarësim më të madh në shoqatë, duke thënë se finansimi ka qenë nga USAID-i.

“Nuk mund të flas për finansimin pasi nuk e di se sa ka qenë, SHGM-ja nuk ka pranuar ndihmë të drejtpërdrejt për organizimin e reformave.”, shtoi Gazmend Ajdini.

Gazetarët do të zgjedhin përfaqsues më 20 nëntor nga ora 9 në sallën 5 të panairit të Shkupit.

Jozyrtarisht për kryetar deri tani janë nominuar Nazim Rashiti, gazetar në radion BBC, Naser Selmani në gazetën “Vest” dhe Mira Kostiq, gazetare në radion maqedonase. Sipas rregullores së re për antarësim, anëtarë në SHGM mund të jenë gazetarët aktivë dhe ata që janë pjesë e krijimit të një prodhimi mediatik.

Të gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet për antarësim të rregullt do të mund të jenë anëtarë shoqërues dhe nuk do të mund të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *