Home / Sport / Shkëndija barazon, Renova shënon fitore

Shkëndija barazon, Renova shënon fitore

13 nëntor-
Pas ndeshjeve të sotme Shkëndija vazhdon të jetë në krye të tabelës falë golaverazhit më të mirë, me 22 gola të dhënë dhe vetëm 8 të pranuar, kurse Renova me 16 gola të dhënë dhe 8 të pranuar është në vendin e dytë.

Shkëndija ka barazuar 1-1 në Shkup në kryendeshjen me Rabotnickin, ndërsa Renova ka shënuar fitore të lartë ndaj ekipit të Vardarit me rezultat 4 me 0.

Teteksi është gjunëzuar në ndeshjen me Bregallnicën duke shënuar disfatë me rezultat 1-0 në favor të Bregallnicës.

Këto rezultate nuk kanë sjellur ndryshime në tabelë, ku kryesojnë ekipet shqiptare Shkëndija dhe Renova.

Pas ndeshjeve të sotme Shkëndija vazhdon të jetë në krye të tabelës falë golaverazhit më të mirë, me 22 gola të dhënë dhe vetëm 8 të pranuar, kurse Renova me 16 gola të dhënë dhe 8 të pranuar është në vendin e dytë.

Si edhe në ndeshjen ndaj Teteksit edhe në ndeshjen e sotme në Shkup, gjyqtari ka akorduar një penallti në disfavor të Shkëndijës që në minutën e 8 të takimit me crast ekipi I Rabotnickit ka avancuar deri në minutën e 80 kur Nebi Mustafi ka arritur të shënon një gol për t`I dhënë një pikë skuadrës tetovare dhe për të ruajtur vendin e parë në tabelën e klasifikimin.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate. Pelister -Turnovo 2-0, Sileksi me Skopjen luajtën pa gola 0-0, Metalurgu ka humbur nga Napredoku me rezultat 1-2, si dhe Bregllnica shënoi fitore minimale ndaj teteksit me rezultat 1-0.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *