Home / Sport / Shkëndija i mbajti orë futbolli modern Metalurgut

Shkëndija i mbajti orë futbolli modern Metalurgut

Tre gola të shënuar për tre pikë të reja në saldon e ‘kuq e zinjëve’. Shkëndija deklasoi Metalurgun, duke bërë edhe një herë të qartë se ka ekip për kreun e tabelës. Ata tani janë rrikthyer në vendin e parë ne renditje ku synojnë të mbeten të paktën deri në fund të gjysmësezonit, ndërsa më pas me një strategji të mençur, me disa përforcime të qëlluara, të kërkohet titulli i kampionit shtetëror. Këtë, padyshim e meriton Tetova, e meritojnë futbollistët, kryesia, e meritojën tifozët e shumtë të Shkëndijës përfshi këtu edhe ‘Ballistët’, të cilët megjithatë në takimin e të dielës nuk ishin të pranishëm.

Të dielën stadiumi i Qytetit në Tetovë priti derbin e javës së 15-të në Ligën e Parë, ku Shkëndija u takua me Metalurgun. Megjithatë epiteti i derbit vlente vetëm për ecurinë e deritashme të kampionatit, ku të dyja skuadrat gjenden në kreun e tabelës, pasi pas përfundimit të takimit të gjithë e kuptuan se Shkëndija është të paktën për një klas më e fortë se Metalurgu. Futbollistët të veshur ‘kuq e zi’, gjatë gjithë 90-të minutave kundërshtarit të tyre u mbajtën orë të futbollit modern dhe këtë e bënë pa pagesë. Kostoja që paguajti skuadra nga Autokomanda e Shkupit, ishte inferioriteti dhe turpi i përjetuar në tentimet e pasuksesshme për të mbajtur rritmin e Shkëndijës. Minuta e 8-të e takimit solli gëzimin e parë në Tetovë. Kapiteni Nebi Mustafi harkoi saktë nga këndi, ndërsa Sedat Berisha me goditje precize me kokë dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, për epërsi të Shkëndijës 1:0. Avantazhi i hershëm i vendasve mundësoi që ata të luajnë më qetë, duke ndërtuar aksionet me durim dhe duke demonstruar lojë cilësore e të bukur për sy. Deri në fund të pjesës së parë vlen të ceket goditja e Ferhan Hasanit nga gjuajtja e lirë, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar.
Në pjesën e dytë në teren u shfaq një Shkëndijë edhe më agresive, tani më e entuziazmuar me faktin e stadiumi i Qytetit në Tetovë ishte thuajse i sëtmbushur në të dy tribunat kryesore, atë jugore që zakonisht është përplot, por kësaj rradhe me numër të madh shikuesisht edhe në tribunën veriore, duke rrubullaksuar diku mbi 8 000 tifozë. Shkëndija dominonte, luante dhe ‘shkelte’ Metalurgun, ndërsa në saje të një loje të tillë erdhi edhe goli i dytë. Ishte minuta e 52-të, kur Ferhan Hasani solli shoë në krahun e djathë duke u tallur me mbrojtjen kundërshtare, provoi në një moment të asistoi mirëpo topi i bllokuar kthej përsëri te Hasani, i cili kësaj rradhe goditi në shtyllë, ndërsa topi i dëbuar nga këmbët e Petkovskit përfundoi në rrjetë, për rezultat 2:0. Nuk kaloi shumë kohë, kur vendasit gjetën golin e tretë, kur Emini vodhi një top në mesfushë dhe pasoi në hapsirë për Hasanin, i cili pasi shmangu mbrojtësit kundërshtar dhe assistoi për Ersen Sali, që me goditje gjysmë-parabolike dërgoi topin në rrjetë. Tani me fitoja ishte siguruar, megjithse Metalurgu në asnjë moment nuk tregoi pjekuri për të rezikuar Shkëndijën. Pas golit të tretë, kishte hapsirë për spektakël dhe në momente të caktuara i tërë stadiumi jehonte me ‘ole-ole-ole’-në e njohur, duke përshëndetur çdo pasim të futbollistëve ‘kuq e zi’, që në këtë ndeshje ishin të shumta. Deri në fund të takimit rrezultati nuk ndryshoi, kështu që Tetova me meritë festoi fitoren e 8-të të Shkëndijës në këtë sezon, duke u rrikthyer përsëri në kreun e tabelës me 28-të pikë të tubuara. Shkëndija javën e ardhshme takohet në Kratovë me Sileksin, ndërsa më pas në derbin e qytetit do të përballen me Renovën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *