Home / Sport / Shkëndija mysafire e Rabotniçkit

Shkëndija mysafire e Rabotniçkit

Të shtunën në kuadër të elitës së futbollit vendor në program janë ndeshjet e javës së 14-të. Rabotniçki – Shkëndija është kryendeshja e javës që do të zhvillohet në stadiumun “Filipi i Dytë”, ndërkohë në Tetovë Renova nën drejtimin e trajnerit të ri, Bylbyl Sokoli do të kërkoj hakmarje përballë Vardarit për eliminimin nga Kupa e Maqedonisë.

Këtë fundjavë në program janë ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Derbi i javës do të zhvillohet në stadiumin nacional “Filipi i Dytë” në Shkup, ku Rabotniçki pret liderin e renditjes Shkëndijën. Të dyja skuadrat në këtë duel kërkojnë fitore, ndërsa vendasit shpresojnë të ndërpresin serinë e rezultateve negative.
“Respektojmë ekipin e Shkëndijës, të cilët janë lider të renditjes, mirëpo ne detyrohemi të këkrojmë vetëm tre pikë. Pas gabimit dhe paraqitjes së dobët përballë Napredokut, ne nuk kemi të drejtë për tjetër dështim, kështu që të gjithë do të japim maksimumin, për të marrë fitoren. E dijmë se do të jetë e vështirë, pasi Shkëndija ka skuadër kualitative, mirëpo besoj se kemi forca për të shënuar fitore”, – deklaroi mbrojtësi i majtë i Rabotniçkit, Emir Adem, ndërsa kolegu i tij majtak nga skuadra “kuq e zi”, Ardian Cuculi shtoi. “Na pret takim i vështirë me skuadër jashtëzakonsiht cilësore. Rabotniçki është ndër skuadrat më të mira në vend dhe ne respektojmë këtë fakt. Mirëpo pozita në tabelë na imponon të kërkojmë rezultat pozitiv dhe ne do të luajmë për fitore. Shpresoj që t’i dalim mbanë dhe të ruajmë pozitën e parë në renditje”, – tha Cuculi, i cili në ndeshjen e fundit të Shkëndijës në stadiumin nacional “Filipi i Dytë” shënoi gol të mrekullueshëm kundër Vardarit, takim në të cilin ‘kuq e zinjtë’ për herë të parë fituan në Shkup. “Nuk është me rëndësi se kush shënon, rëndësi ka vetëm fitorja. Ne herën e fundit nga Shkupi u larguam me tre pikë dhe shpresoj të njëjtën gjë ta përsërisim edhe tani”, – përfundoi Cuculi.
Ndërkohë kampionët në fuqi Renova, me trajnerin e ri Bylbyl Sokolin, në fushë të vet presin Vardarin. Xhepçishtasit pasi më në fund zgjidhën paqartësitë rreth shefit të stafit teknik, tanë munden të gjithë koncentrimin ta drejtojnë ka takimi me ekipin më të trofeshëm në vend, Vardarin. Kjo skuadër që përjeton kohërat më të vështira në historinë e saj, këtë vit Renovës i dha një goditje të madhe, duke i eliminuar nga Kupa e Maqedonisë. “Vardari në një mënyrë është borxhli i madh i yni. Mendoj se ka ardhur koha që t’ua këthejmë godtijen që na dhanë në kuadër të Kupës, për më shumë pasi na nevojiten këta pikë. Ne kemi besim në forcat tona, që realisht janë në nivel shumë më të lartë se ata të Vardarit, dhe me angazhim maksimal, nuk besoj ta vëmë në pikëpyetje fitoren. Obsioni i vetëm i yni në këtë takim janë tre pikë dhe s’kam dyshim se do ta mundim Vardarin”, – foli me optimizëm sulmuesi i Renovës, Burhan Emrullahu, i cili në të kaluarën ka luajtur për ekipin nga Shkupi.
Në ndeshjet tjera, Metalurgu në fushë të vet shpreson të mundë Napredokun, Pelisteri pret Horizont Turnovën, Sileksi do të përballet me Skopjen, ndërsa Teteksi është mysafir i Bregallnicës.

Dyshet e javës së 14-të:
Rabotniçki-Shkëndija,
Renova-Vardari,
Metalurgu-Napredoku,
Pelisteri-Horizonti,
Sileksi-Skopje,
Bregallnica-Teteksi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *