Home / Lajme / Maqedoni / Shkup: i plaçkitet banesa dhe theret me thikë 80 vjeçari

Shkup: i plaçkitet banesa dhe theret me thikë 80 vjeçari

12 nëntor-
ipas policisë viktima është vërejtur rastësisht nga inspektorët e MPB-së të cilët ishin në detyrë zyrtare në godinën ku ndodhi krimi. Inspektorët në adresën e tanimë viktimës kanë vërejtur derën e hapur, e kanë shtyrë atë dhe kanë parë plakun e shtrirë pa shenja jetë në dysheme dhe menjëherë kanë njoftuar organet kompetente të cilat kanë ardhur në vendngjarje për të kryer hetimet.

Plaçkitje dhe më pas vrasje në rrugën Pavle Iliç në Çair.

Sipas dëshmitarëve një person i moshës 80 vjeçare me emrin Risto është therrur me thikë nga dy persona të cilit kishin plaçkitur banesën e personit me iniciale ‘S.I’ dhe gjatë ikjes kishin goditur për vdekje me thikë plakun 80 vjeçarë i cili jetonte në një banesë shumë pranë asaj që ishte plaçkitur.

“Ka vjedhje në një banesë, derisa në një tjetër aty afër është gjetur një plak i vdekur, dera ka qenë çelë, a ka pasë vjedhje dhe si ka ndodhur rasti nuk e di. Prej në ora 14 është policia këtu dhe ja akoma janë duke kryer hetimet. Krisma nuk janë dëgjuar. Plaku ka qenë 80 vjeçarë”, kështu u shpreh një dëshmitarë okularë.

Nga Ministria e Brendshme, konfirmojnë rastin.

Sipas policisë viktima është vërejtur rastësisht nga inspektorët e MPB-së të cilët ishin në detyrë zyrtare në godinën ku ndodhi krimi. Inspektorët në adresën e tanimë viktimës kanë vërejtur derën e hapur, e kanë shtyrë atë dhe kanë parë plakun e shtrirë pa shenja jetë në dysheme dhe menjëherë kanë njoftuar organet kompetente të cilat kanë ardhur në vendngjarje për të kryer hetimet. Nga MPB-ja njoftojnë se se janë vënë në kërkim të kryerësve të kësaj vepre makabre kurse informata më të hollësishme për rastin do të japin gjatë ditës së nesërme.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *