Home / Lajme / Maqedoni / Shpërthim bombe në oborrin e biznesmenit shqiptar

Shpërthim bombe në oborrin e biznesmenit shqiptar

12 nëntor-
Në këtë shpërthim nuk ka pasur persona të plagosur, përveç dëmeve materialeve që kanë pasuar me thyerjen e xhamave dhe demolime tjera në shtëpinë e biznesmenit.

Një bombë dore shpërtheu mbrëmë në oborrin e shtëpisë së biznesmenit shqiptar Enver Maliqi në lagjen “Zhelezara” në Shkup, bëjnë të ditur burime pranë MPB-së.
Në këtë shpërthim nuk ka pasur persona të plagosur, përveç dëmeve materialeve që kanë pasuar me thyerjen e xhamave dhe demolime tjera në shtëpinë e biznesmenit.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme theksohet se bomba ka shpërthyer rreth orës 19.15, ndërsa në shtëpi kanë qenë vetëm familja e biznesmenit.

Enver Maliqi është pronari i kompanisë “Gemak Trade” me seli në Shkup, e cila merret me biznese tregtie, sidomos e njohur për distribuimin e pijeve të mirënjohura alkoolike.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se po vazhdon hetimet për të zbardhur sulmin me bombë pranë shtëpisë së biznesmenit shqiptar

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *