Home / Sport / “Shpikja” e Mourinjos: Urdhëroi kartonët e Ramosit dhe Alonsos

“Shpikja” e Mourinjos: Urdhëroi kartonët e Ramosit dhe Alonsos

Reali i Madridit fluturon në Champions, por në kryeqytetin spanjoll po polemizohet mbi “Mourinjadën”. Diskutohen kartonët e kuq të Serxho Ramosit dhe Ksabi Alonsos në fund të ndeshjes së fituar 4-0 me Ajaksin, të dy “me urdhër nga lart”.

Në fund të ndeshjes, Mourinjo u shpreh “i shqetësuar” nga ndëshkimi i futbollistëve, por fotot e publikuara sot nga mediat vendase vërtetojnë të kundërtën. “Speciali” është fotografuar duke folur me portierin e dytë, Xherzi Dudek, i pari i zinxhirit të informacionit deri në mbërritjet në destinacionin e fundit. Dudek ia transmeton urdhrin portierit Kasiljas, e ky i fundit Serxho Ramosit. Mbrojtësi më pas ia komunikon mesazhin edhe Ksabi Alonsos. I gjithë komunikimi është kryer vesh më vesh.

Alonso dhe Ramos nuk rrezikoheshin nga kartonët, por u ndëshkuan me të verdhë gjatë ndeshjes në Amsterdam. Në këtë moment, duke marrë të dytin karton të verdhë, ata rrezikohen nga rregulli që me tre kartonë, nuk luan në ndeshjen pasardhëse. Prandaj Mourinjo vendosi që t’i “pezullojë” lojtarët për ndeshjen e fundit në grup kundër Okserit, për t’i pasur gati në takimet pasardhëse.

“Vetëpërjashtimi” madrilen nuk i ka pëlqyer fare shtypit spanjoll. Në fakt, nuk bëhet fjalë për gazetat rivale që mbështesin Barcelonën (“Sport” dhe “El Mundo Deportivo”), por për “Marca”-n dhe “As”-in, të dyja të lidhura ngushtë me klubin “galaktik”. “As” nuk e kursen aspak kritikën ndaj këtij episodi:

“Alonso dhe Ramos provokuan vetëpërjashtimin e tyre në një mënyrë kaq të dukshme, kaq fëminore dhe kaq të hapur, sa nuk qe e vështirë ta zbuloje makinacionin e Mourinjos, e vetmja mendje e aftë të shpikë diçka të tillë dhe të sillet sikur ka ndodhur e kundërta disa orë më pas. Trajneri akuzoi gjyqtarin për karton të dhënë ‘kollaj’. Ishte pjesë e lojës së filluar që me urdhrin e trajnerit”. “Marca” nuk bëri komente të hollësishme, duke u mjaftuar me publikimin e fotove dhe deklaratën enigmatike të Iker Kasiljasit në dhomat e zhveshjes: “Duhet t’i thoja diçka Ramosit, e gjitha shkoi mirë”. Ndërkaq, UEFA ka bërë të ditur se do të hapë një hetim lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *