Home / Sport / SOKOLI DEBUTOI ME FITORE

SOKOLI DEBUTOI ME FITORE

Trajneri kosovar Sokoli, para fillimit të takimit nga kryesia e klubit pranoi një dhuratë në shenjë mirëseardhje, të cilën i’a dorëzoi koordinatori, Enver Sulejmani.

Kampionët në fuqi Renova kanë shkatëruar Vardarin me rezultatin e lartë 4:0, duke i mundësuar Bylbyl Sokolit debutim të suksesshëm në rrikthimin e tij në pankinën e kësaj skuadre. Trajneri kosovar Sokoli, para fillimit të takimit nga kryesia e klubit pranoi një dhuratë në shenjë mirëseardhje, të cilën i’a dorëzoi koordinatori, Enver Sulejmani. Përveç fitores, xhepçishtasit deri diku arritën që ekipit nga Shkupi t’i marrin hakun për eliminimin nga Kupa e Maqedonisë. Që në fillim të takimit ishte e qartë se vendasit ishin të vendosur për të kërkuar gol të shpejtë, mirëpo edhe përkundër dominimit në fushën e lojës, nuk arrinin të gjejnë portën kundërshtare. Futbollistët e rrinjë të Vardarit arritën të rezistojnë deri në minutën e 44, kur si duket u harxhuan forcat e tyre. Kur dukej se skuadrat do të shkojnë në pushim me rezultatin e fillimit, ashtu nuk mendoi Emini, i cili pas një topi të gjatë të Statovcit shënoi për epërsi të vendasve. Pasi në fund të pjesës së parë thyen rrezistencën e kundërshtarit, ‘gjipspunuesit’ arritën të shënojnë edhe tre gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë, kështu që në minutën e 55-të rezultati ishte 4:0 për Renovën. Së pari Nuhiu shënoi për 2:0, pas aksionit të mirë para portës kundërshtare tre minuta pas fillimit të fraksionit të dytë. Nuk kaluan më shumë se dy minuta kur Ismaili krosoi në zonë, ku më i gjindshëm u tregua Emrullahu që shënoi për 3:0, duke realizuar në portën e ish-skuadrës së tij. Në minutën e 55-të Emini harkoi nga këndi, topi në zonë shëtitej nga një kokë në tjetrën, ndërsa Ismail Ismaili dha goditjen përfundimtare, duke realizuar golin e katërt për Renovën. Ky gol u festua në mënyrë pak sa të pazakontë, ndërsa iniciativa ishte e Ismailit. Të kënaqur nga epërsia e lartë, vendasit me vetëdije zbutën tempon e lojës, duke ruajtur ndoshta forcat për sfidat e ardhshme, kur do të kërkohet maksimumi i pikëve. Renova pas kësaj fitore arrin në kuotën e 25 pikëve dhe mban pozitën e dytë në renditje me pikë të barabarta sa lideri i tabelës Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *