Home / Sport / Sot ndeshja Shqipëri – Maqedoni

Sot ndeshja Shqipëri – Maqedoni

17 nëntor-
Me mungesën e 8 lojtarëve standart, trajneri Mirsad Jonuz do të nis sulmin me sulmuesin e talentuar shqiptar Bajram Fetai nga ekipi danez FC Nordsjeland.

Reprezentacioni i Maqedonisë sot do të jetë në sprovë me formacionin e ri dhe shumica rezervë në përballjen me Shqipërinë në ndeshjen e sotshme miqësore në Korçë.

Vlerësimi dhe komentet e tilla janë dhënë nga shumica e mediave maqedonase në Shkup. Me mungesën e 8 lojtarëve standart, trajneri Mirsad Jonuz do të nis sulmin me sulmuesin e talentuar shqiptar Bajram Fetai nga ekipi danez FC Nordsjeland.

Fetai, i cili do të debutojë për herë të parë me fanellën e Maqedonisë ka theksuar se do të tregojë afinitetet e tij si një lojtar profesionist dhe që i duhet reprezentacionit të Maqedonisë, mirëpo sfida e tij e parë ishte që të luante përkrah sulmuesit të Interit, Goran Pandev, i cili do të mungojë në këtë përballje.

“Lista pa tetë lojtarët standard të reprezentacioniut nuk do të thotë asnjë alibi për ndonjë mossukses eventual. Përkundrazi, besoj se edhe kjo përbërje që kemi mund të pasojë me triumf ndaj Shqipërisë”, theksoi trajneri i Maqedonisë, Mirsad Jonuz.

Maqedonia dhe Shqipëria deri tani kanë luajtur gjashtë ndeshje miqësore, me ç`rast nga këto ndeshje të luajtura Maqedonia ka pasur katër fitore, një barazim dhe vetëm një humbje. (INA)

Ndeshja miqësore

Shqipëri – Maqedoni

Stadiumi: Skenderbeu – Korçë

Kapaciteti: 12 mijë shikues

Fillimi: ora 18.00

Maqedonia: Nuredinoski, Shikov, Mitrevski, Mojsov, Lazevski, Tasevski, Shumulikoski, Gjurovski, Saviq, Fetai, Triçkovski.

Trajner: Mirsad Jonuz

Shqipëria: Ujkani, Agolli, Dallku, Vrapi, Lila, Duro, Bulku, Lala, Hyka, Salihi, Bakaj,

Trajner: Josip Kuzhe

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *