Home / Sport / Speciale: Barcelona-Real, ja shifrat e “El Classico”-s

Speciale: Barcelona-Real, ja shifrat e “El Classico”-s

Sonte në mbrëmje (ora 21:00) do të luhet në “Kamp Nou” sfida e 80-të mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Më poshtë janë të gjitha shifrat e duelit gjigant.

0 – Golat e shënuar nga Kristiano Ronaldo ndaj Barcelonës në katër takime. Po kaq janë edhe golat e Leo Mesit në shtatë ndeshje ndaj skuadrave të drejtuara nga Hoze Mourinjo. Ronaldo ka gabuar edhe një penallti në “Kamp Nou”, në kohën kur luante me Mançester Junajtidin.

0 – Humbjet e Guardiolës kundër Realit në 12 ndeshje në “Kamp Nou”: 7 fitore dhe tre barazime si futbollist, 2 suksese si trajner.

2 – Janë trajnerët që kanë drejtuar të dy ekipet: Enrike Fernandez dhe Radomir Antiç. Po kaq janë edhe “El Classico”-t e gjykuara nga Irurralde Gonzalez: në të dyja ka triumfuar Barça me rezultatin 3-0.

3 – Fitoret e Mourinjos kundër Barcelonës, me 3 barazime e 4 humbje. Në “Kamp Nou” Hozeja është akoma më keq: 2 barazime e 3 humbje.

4 – Herë Guardiola është ndeshur me Realin si trajner, duke fituar gjithmonë. Seria e sukseseve radhazi përbën një rekord.

5 – Golat e shënuar nga Barcelona në “Bernabeu” në fitoren 5-0 të 17 shkurtit 1974. Kjo është fitorja më e thellë jashtë fushe. Po kaq janë edhe penalltitë e marra (e të shënuara) nga Hugo Sançez në “El Classico”: rekord.

7 – Golat e shënuar nga Leo Mesi kundër Realit në 8 takime. Gjithashtu është seria më e gjatë e fitoreve radhazi nga një trajner: madrileni Migel Munjoz, prej 22 prillit 1962 dhe 28 shkurtit 1965.

8 – Takimet e Johan Krujfit si trajner në “Kamp Nou”. Pas tij vijnë tre holandezë të tjerë: Mishels 6, Rajkard 5 dhe Van Gal 4.

9 – Herë “El Classico” ka përfunduar 1-0 në “Kamp Nou”. Është rezultati më i zakonshëm, i ndjekur nga 2-1 (8), 3-1 dhe 1-2 (7). Janë regjistruar edhe pesë 5-0. Ndeshja me më tepër gola ka përfunduar 5-5.

10 – Ndeshjet radhazi në të cilat Mesi ka shënuar (16 gola gjithsej).

12 – Rekordi i golave të shënuar në një ndeshje të vetme: 6-6 në Real-Barça më 13 prill 1916 dhe 11-1 në Real-Barça më 13 qershor 1943.

13 – Pjesëmarrjet e “Tarzanit” Migel në “El Classico”-n e “Kamp Nou”-t, me 9 fitore, 1 barazim e 3 humbje.

15 – Golat e Kristiao Ronaldos në kampionat. Në fakt do të ishin 14, por “Marca”, që jep çmimin e golashënuesit më të mirë, ia quan Ronaldos një gol nga goditja e dënimit, e devijuar nga Pepe me shpinë. Mesi ka 13.

18 – Golat e Di Stefanos në “El Classico”. Argjentinasi është shënuesi më i mirë i sfidës.

19 – Ndeshjet e luajtura deri tani nga Reali nën drejtimin e Mourinjos: 15 fitore e 4 barazime.

20 – Kartonët e verdhë të marrë nga Fernando Hierro në “El Classico” (përfshirë 3 të kuq). Si askush tjetër.

21 – Ndeshjet e luajtura në këtë sezon nga Barça nën drejtimin e Guardiolës: 16 fitore, 3 barazime e 2 humbje.

23 – Golat e Mesit në 18 ndeshje në këtë sezon. Ronaldo ka 19 në po kaq takime.

29 nëntor – “El Classico” është luajtur edhe dy herë të tjera në këtë datë: në 1959-ën Real-Barcelona 2-0 dhe në 2009-ën Barcelona-Real 1-0.

33 – Golat e shënuar në kampionat nga Reali në portën e Barcelonës. Mourinjo i ka shënuar 6 Barçës, kurse Guardiola 8 Realit.

41 – Golat e Ronaldos në La Liga, në po kaq ndeshje.

43 – “El Classico”-t e luajtura nga madrileni Gento, rekord.

47 – Golat e pësuar nga katalanasi Ramalets, portieri më i mposhtur në “El Classico”. 11 prej tyre i ka pësuar vetëm nga Di Stefano.

51 – Golat e Kristiano Ronaldos me fanellën e Realit, në 54 ndeshje.

56 – Golat e Leo Mesit në vitin 2010, përfshirë ata me kombëtaren. Askush si ai: Kristiano ka 41.

60 – Përqindja e fitoreve në shtëpi në historinë e sfidës, me 19 për qind barazime dhe 21 për qind fitore jashtë fushe.

80 – Sfidat e luajtura në “Kamp Nou”: 46 fitore të Barçës, 16 barazime e 18 fitore të Realit. 157-93 diferenca e golave.

101 – Golat e Mesit në kampionat (sigurisht, të gjithë me fanellën blaugrana) në 154 ndeshje. Kur ishte 23 vjeç e 149 ditë u bë lojtari i dytë më i ri që kalon shifrën e 100 golave. Më mirë se ai vetëm Rauli, që e arriti këtë shifër në moshën 22 vjeç e 293 ditë. Mesi është shënuesi i katërt më i mirë në kampionat për Barcelonën, pas Sezarit, Kubalas dhe Etosë (108).

150 – Golat e Mesit me Barcelonën në të gjitha aktivitetet. Është i pesti në historinë e klubit, pas Sezarit (235), Kubalas (194), Samitierit (178) dhe Eskolas (164).

208 – Ndeshjet zyrtare mes Realit e Barçës: Reali ka fituar 85 (41 për qint), katalanasit 81 (39 për qind), me 42 barazime.

1929 – I vetmi vit në të cilin Barcelona ka fituar kampionatin pasi ka humbur “El Classico”-n në shtëpi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *