Home / Lajme / Maqedoni / Takim informues me përfaqësues të fondacionit “ERSTE”

Takim informues me përfaqësues të fondacionit “ERSTE”

3 nentor-
“Mu për këtë arsye ky fondacion është i mirëseardhur dhe një mundësi që duhet të shfrytëzohet për realizimin e këtyre pikave që mund të bëhet edhe në bashkëpunim me organizatat joqeveritare“, tha Halimi.

Përfaqësues të fondacionit “ERSTE”, me seli në Austri, të martën kanë mbajtur një takim informues me përfaqësues të organizatave joqeveritare që funksionojnë në komunën e Tetovës ku ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz Halimi.

Donacioni i Fondacionit “ERSTE” për integrime sociale është përcaktuar për të ndihmuar dhe avancuar organizatat në sektorin publik dhe jofitimprurës, të cilat angazhojnë aftësitë, mundësit dhe iniciativat e njerëzve për praktikat sociale dhe ndryshimet përparimtare në shoqëri.

Takimi informues të pranishmëve u ofroi informata mbi procesin e zbatimit dhe historikun e donacionit. Gjatë këtij takimi u prezantuan pikëpamjet mbi procesin dhe kriteret e përzgjedhjes të cilat zbatohen nga juria. Programin e rrumbullakuan shpjegimet rreth përvojave të dorës së parë dhe praktikave më të mira të finalistëve të donacionit të vitit të kaluar.

Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz Halimi, tha se mjetet nga ky fondacion që ofrohen për qëllime sociale janë të një rëndësie të veçantë, veçanërisht në këtë kohë kur problemet me rastet sociale, janë në rritje edhe për shkak të krizës së përgjithshme ekonomike por edhe për shkak të mungesës së harxhimeve sipas prioriteteve për zgjidhjen e problemeve sociale. “Kjo është një mundësi për organizatat joqeveritare, por edhe për Sektorin për Veprimtari Publike për të hartuar projekte në fushën sociale që të shfrytëzohen këto mjete për tejkalimin sadopak të gjendjes së rëndë sociale“, tha Halimi.

Sipas tij, SVP-ja në programin e vet në fushën e mbrojtjes sociale ka paraparë një varg aktivitetesh për të kontribuar në këtë sferë. “Kështu, kemi paraparë hapjen e një qendre ditore për përkujdesjen e fëmijëve të lënë pas dore dhe kategorive tjera qytetare, veçmas personave të moshuar me aftësi të kufizuara. Ky Sektor ka programe pwr edukime për tejkalimin e problemeve sociale, promovimin e barazisë gjinore, themelimin e kuzhinës popullore, edukime për mbrojtje preventive nga dukuritë negative në shoqëri.

Duke e pasur parasysh këtë situatë komuna e Tetovës mbështeti edhe një projekt për një plan fizibiliteti për personat e moshuar që së shpejti do të jetë gati“, tha Halimi. Sipas tij, për ta vënë në jetë këtë plan si dhe hapjen e një qendre ditore për përkujdesje ndaj shoqërisë, komuna për momentin nuk ka mundësi financiare. “Mu për këtë arsye ky fondacion është i mirëseardhur dhe një mundësi që duhet të shfrytëzohet për realizimin e këtyre pikave që mund të bëhet edhe në bashkëpunim me organizatat joqeveritare“, tha Halimi.

Ndryshe, Fondacioni “ERSTE”, për këtë vit ofron një grand prej 610,000 € për projektet e organizatave jofitimprurëse, për administratat publike, shoqërinë civile dhe iniciativat private e komunitetet fetare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *