Home / Lajme / Maqedoni / Teteksi me referët mundën Shkëndinë

Teteksi me referët mundën Shkëndinë

3 nentor-
Kjo lojë para disa ditëve u anuluar për shkaqe sigurie nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonsië, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, pa ndonjë arsye, vetëm e vetëm që në stadium të sillen qindra polic të armatosur deri në dhëmbë të cilët pas përfundimit të ndeshjes u ndeshën me simpatizantët e Shkëndijës jashta stadiumit të qytetit tek unaza, me crast sipas informacioneve tona ka disa vetura të dëmtuara, kurse për persona të lënduar ende nuk ka informacione.

Referim skandaloz, fyreje në baza nacionale, qindra polic të njësive speciale.

Kjo ishte pamja e sotme në stadiumin e qytetit të Tetovës, ku u zhvillua ndeshja e ngelur kampionale në mes të ekipit nikoqir Teteksit dhe klubit futbollistik Shkëndija kurse rezultati 1-0 në favor të ekipit të Teteksit për fitoren e së cilës ishte i angazhuar i gjithë sistemi shtetëror.

Luhej minuta e dytë e ndeshjes kur referi i dhuroi një penallti që vetëm ai e pa. Teteksi avansoi nga kjo penallti, por këtu filloi revolta e mijëra shikuesve shqiptarë që më vonë me gabimet e referve sa vinte e shtohej.

Në këtë atmosferë të krijuar djelomashat e rrinj të shkëndijës, u humbën në fushën e sportit dhe shumë tentime të tyre ngelën boshe.

Vlen të theksohet sot shumë pak pati futboll, më shumë kishe ndërprerje dhe një udhëheqje shumë e dobët nga ana e stafit të klubit futbollistik Shkëndija, në krye me trajnerin Edmond Miha, të cilët nuk arritën të krijojnë strategji së paku për të barazuar rezultatin me një kundërshtar të vjetër që gjithmonë kur ka luajtur me Shkëndijën kanë aktivizuar të gjitha forcat në teren dhe jashtë saj për të arritur një rezultat pozitiv për ta.

Sot në stadiumin e qytetit si asnjëherë më parë nga të dyja anët e tifozëve u dëgjuan sharje e fyerje në baza nacionale si Vdekje për Shqiptarët, Toshe është Homoseksual, dhe brohoritje të turpshme që edhe më tepër shtuan atmosferën e nxehtë në stadium.

Kjo lojë para disa ditëve u anuluar për shkaqe sigurie nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonsië, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, pa ndonjë arsye, vetëm e vetëm që në stadium të sillen qindra polic të armatosur deri në dhëmbë të cilët pas përfundimit të ndeshjes u ndeshën me simpatizantët e Shkëndijës jashta stadiumit të qytetit tek unaza, me crast sipas informacioneve tona ka disa vetura të dëmtuara, kurse për persona të lënduar ende nuk ka informacione.

Sot në stadiumin e qytetit në Tetovë, u pa haptas edhe njëherë jo toleranca nacionale, që të lë përshtypje se në këto troje nuk ka dhe nuk mund të ketë perspektivë për bashkëjetesë, nëse nuk meren masa për sanimin e situatës në drejtim të futjes së më tepër sportdashësve shqiptarë në institucionet më të larta të futbollit në Maqedoni.

Për kuriozitet sot në lojën Tetks-Shkëndija, referuan katër refer maqedonas delegat maqedonas, të cilët krijuan një situatë nervozizmi tek të gjithë shikuesit në stadium, gjë që shumë pak mungonte që situata të del jashta kontrollit.Pra, a ishte kjo arsyeja e anulimit të kësaj ndeshje apo qëllimi u arrit, Shkëndija u mund edhe njëherë në mes të Tetovës, nga Teteksi, mbarë sistemi shtetëror.

Sa herë kur luhet kjo ndeshje e tërë policia e shtetit vjen në Tetovë, për të frikësuar shqiptarët ndërsa edhe një herë u tregua se policia merej vetëm me shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *