Home / Sport / Teteksi vazhdon garat, eliminohet Vardari

Teteksi vazhdon garat, eliminohet Vardari

Një gol i vetëm i Genc Isenit i ka mjaftuar Teteksit për të mundur Horizontin dhe për të vazhduar më tej garat në Kupën e Maqedonisë. Metalurgu dhe Napredoku pa probleme ruajtën epërsinë nga ndeshjet e para, ndërsa Vardari është eliminuar nga Tikveshi.

Të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet kthyese të 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë në futboll, në të cilën vetëm Vardari nuk arriti të rruajë epërsinë nga ndeshja e parë. Skuadra nga Shkupi në takimin e parë fitoi bindshëm 4:1 përballë anëtarit të Ligës së Dytë, Tikveshit, mirëpo në ndeshjen e kthimit në Kavadar u mund 4:0 duke ‘nënshkruar’ në këtë mënyrë kapitulimin dhe eliminimin nga garat e Kupës. Ndërkohë fituesit aktual të kësaj gare, Teteksi nuk patën vështirësi të eliminojnë Horizontin, pasi kishin epërsi 2:1 nga ndeshja e parë. Teteksi fitoi edhe në ndeshjen e kthimit, falë golit të mrekullueshëm të sulmuesit kosovar Genc Isenit. Luhej minuta e 41 e takimit, kur Iseni pranoi top para zonës, bëri dy tre hapa drejt portës kundërshtare dhe me një gjsymëvole të bukur shënoi gol fenomenal për epërsi 1:0 të vendasve, që në fund u tregua të jetë rezultat përfundimtar i takimit. Teteksi edhe në vazhdim ishte skuadra më e mirë në fushë dhe kishte më shumë raste për të shënuar, ndërsa me lojë të mirë spikati Iseni, i cili ishte futbollisti më i mirë i takimit. Pikërisht ndaj tij në minutën e 60-të u shkaktua fauli, pas të cilit futbollisti i Horizontit Bozhinov u ndëshkua me karton të kuq.
Në dy duelet tjera Napredoku dhe Metalurgu pa problem siguruan kualifikimin në mesin e katër skuadrave më të mira në kuadër të Kupës. Napredoku fitoi 1:0 ndaj Bregallnicës, njëjtë si në ndeshjen e parë, ndërsa Metalurgu luajti baraz 1:1 me Lokomotivën, por kaloi më tej pasi në takimin e parë kishte shënuar fitore 3:0 në cilësi të mysafirit.

F.Z.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *