Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi e Selmani urojnë Isa Mustafën

Thaçi e Selmani urojnë Isa Mustafën

7 nëntor-
“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të ju përgëzoj për zgjedhjen Tuaj, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë viteve ka luajtur rolin më të rëndësishëm për shpalljen e mëvetësisë dhe forcimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin ekonomik, reformat të cilat janë duke u bërë për integrim sa më të shpejtë në strukturat euro-atlantike”.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka përgëzuar zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në telegramin e urimit të Thaçit, thuhet: “Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të ju përgëzoj për zgjedhjen Tuaj, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë viteve ka luajtur rolin më të rëndësishëm për shpalljen e mëvetësisë dhe forcimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin ekonomik, reformat të cilat janë duke u bërë për integrim sa më të shpejtë në strukturat euro-atlantike”.

Telegram urimi me këtë rast ka dërguar edhe kreu i Demokracisë së Re, Imer Selmani.

“I nderuari Kryetar i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të anëtarsisë së Demokracisë së Re t’Ju uroj për zgjedhjen Tuaj në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e VII-të Zgjedhor të Partisë Tuaj. Më gëzon fakti që Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë dëshmoi demokracinë brendapartiake, konkurrencën në ide dhe koncepte për udhëheqje të Partisë Tuaj dhe shtetit të Kosovës dhe besnikërinë ndaj parimeve themelore mbi të cilat është ndërtuar LDK-ja dhe Republika e Kosovës – demokracia dhe liria e secilit”, thuhet në telegram urimin e kreut të DR-së, Imer Selmani.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *