Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi me padi penale kundër funksionarëve të BDI-së

Thaçi me padi penale kundër funksionarëve të BDI-së

10 nëntor-
Ditëve në vijim, grupi punues i përbërë nga avokatët e z. Thaçi, do të ngrejë tre padi penale. Dy prej tyre do të ngrihen në formë të padisë private penale, njëra për një funksionar të lartë të BDI-së, për shkak se përmes një mediumi në Maqedoni ka përhapur të pavërteta të vrazhda se z. Thaçi i ka bërë publike dosjet, që është një pavërtetë e madhe, dhe tjetra do të jetë kundër një personi, që është funksionar i Qeverisë”, ka bërë të ditur avokati Stefan Pavleski.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, do të ngrejë tre padi penale kundër dy funksionarëve të BDI-së që, sipas tij, kanë shpifur se ai qëndron pas dosjeve të publikuara në opinion dhe kundër një anëtari të Komisionit për verifikimin e fakteve, i cili siç thuhet, në mënyrë të paligjshme ka tentuar që dosjes së përndjekjes së Thaçit t’i jepet karakter të dosjes së bashkëpunëtorit.

Këtë e ka bërë të ditur njëri prej avokatëve që përbën timin juridik të Thaçit, në një konferencë për media.

“Ditëve në vijim, grupi punues i përbërë nga avokatët e z. Thaçi, do të ngrejë tre padi penale. Dy prej tyre do të ngrihen në formë të padisë private penale, njëra për një funksionar të lartë të BDI-së, për shkak se përmes një mediumi në Maqedoni ka përhapur të pavërteta të vrazhda se z. Thaçi i ka bërë publike dosjet, që është një pavërtetë e madhe, dhe tjetra do të jetë kundër një personi, që është funksionar i Qeverisë”, ka bërë të ditur avokati Stefan Pavleski.

Ndërkaq, padia e tretë, ka informuar avokati, do të jetë për anëtarin e Komisionit për lustrim.

“Ai person e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me atë që në rend të ditës, në kundërshtim me Ligjin për lustrim, ka vënë në shqyrtim dhe diskutim dokumentacionin e MPB-së, që përfshin periudhën perj viteve ’91 deri në vitin 2009, gjë që nuk është e lejuar dhe atij dokumentacioni, ky person zyrtar i ka dhënë trajtim dhe karakter të një dosjeje, krejt kjo në dëm të z. Thaçi dhe PDSH-së”, ka thënë Pavleski.

Ndërkohë që nga PDSH informojnë se pas përfundimit të këtyre proceseve gjyqësore, dëmshpërblimin e tyre do ta japin për qëllime bamirëse.

“Paratë të cilat do t’i fitojmë nga ky proces do t’i ndajmë në qëllime bamirëse, veçanërisht në familjet kanë pësuar dëme prej veprimtarisë së Ali Ahmetit”, kanë thënë nga PDSH. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *