Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Shërbimet sekrete serbe iniciuan 2001-shin

Thaçi: Shërbimet sekrete serbe iniciuan 2001-shin

14 nëntor-
“Serbia e re apo e vjetër e Millosheviqit apo Gjingjiqit, punonte në mënyrë të përsosur në aspektin diplomatik dhe informativ që ta bindë botën e përparuar se shqiptarët nuk kanë kërkesa politike, por është një masë turbulente, e cila nuk njeh norma dhe standarde. Kjo masë, sipas tyre, nuk i njeh trendët e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe pikërisht me këtë i komprometoi përgjithmonë kërkesat politike të shqiptarëve”, shtoi Thaçi.

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi thotë se, shërbimet sekrete serbe iniciuan luftën e 2001-shin në Republikën e Maqedonisë.
“Është e vërtetë, e kam thënë atëherë dhe tani e përsëris, segmente të caktuara të shërbimit sekrete serbe e iniciuan 2001-shin. S’e them këtë vetëm unë, e ka thënë dhe Solana, Robertsoni, si dhe ambasadorët e Bashkimit Evropian, të cilët gjatë 2001 ishin në Shkup”, deklaroi Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, problemi ishte që procesi i pavarësisë së Kosovës të bllokohej në çdo mënyrë.

“Serbia e re apo e vjetër e Millosheviqit apo Gjingjiqit, punonte në mënyrë të përsosur në aspektin diplomatik dhe informativ që ta bindë botën e përparuar se shqiptarët nuk kanë kërkesa politike, por është një masë turbulente, e cila nuk njeh norma dhe standarde. Kjo masë, sipas tyre, nuk i njeh trendët e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe pikërisht me këtë i komprometoi përgjithmonë kërkesat politike të shqiptarëve”, shtoi Thaçi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *