Home / Sport / Tifozët e Shkëndijës mund të hynë në stadium, por jo të organizuar

Tifozët e Shkëndijës mund të hynë në stadium, por jo të organizuar

Ndeshja e shtyrë e javës së 12-të mes Teteksit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të mërkurën me fillim në orën 13:00, ndërsa e njëjta është shpallur e rrezikut të lartë. Kryesia e Shkëndijës njofton se të gjithë tifozët e Shkëndijës mund të hyjnë në stadium, por jo në mënyrë të organizuar dhe pa transparentë.

Pasi më në fund FFM-ja vendosi që takimi i shtyrë mes Teteksit dhe Shkëndijës të zhvillohet të mërkurën, në opinion u krijua huti rreth cështjes nëse tifozët e ‘kuq e zinjëve’ do të munden të ndjekin këtë përballje. Shkaku? Pas incidentit të Kërcovës, kur flamuri i Maqedonisë u zëvendësua me atë kombëtar shqiptar, Komisioni për urgjencë pranë FFM-së, solli vendim për ndalimin e udhëtimit të organizuar të tifozëve të Shkëndijës, në ndeshjet që kjo skuadër do t’i luajë si mysafirë. Dhe tani përballë Teteksit, Shkëndija është mysafire dhe automatikisht vendimi i FFM-së vlen edhe për këtë përballje. Mirëpo, t’i qartësojmë mirë gjërat, dënimi nënkupton “ndalesa e organizuar në ndeshjet si mysafir”, ndërsa nuk theksohet askund se tifozë të Shkëndijës nuk munden të ndjekin skuadrën e tyre në teren mysafir, kuptohet si persona apo individë që me vendim të vetin duan të shikojnë futboll. Këtë gjë secili tifoz i Shkëndijës mund ta bëjë kur skuadra luan në Shkup, në Shtip, apo ku do tjetër, ndërsa as që mund tu ndalohet hyrja në stadiumin e qytetit në Tetovë. Nga kjo nënkuptojmë se secili që të mërkurën do të dojë të shikojë futboll, lirisht mund të futet në stadium, por me kusht që mos të jenë më shumë persona të organizuar dhe mos të posedojnë rekuizita për tifo, transparenta, fishekzajre dhe të ndryshme. Rikujtojmë se vendimi i FFM-së që ndeshje Teteksi-Shkëndija të luhet të mërkurën, shoqërohet me paralajmërimin e respektimit të dënimit që kanë tifozët e Shkëndijës. Dhe ky paralajmërim nënkupton se si gjithnjë cdo mos-respektim i vendimit, qoftë ky edhe më i vogël, do të sanksionohet nga FFM-ja. Prandaj është mirë që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për cdo lëvizje që bëjnë, pa lejuar në asnjë moment të provokoheni nga kundërshtari, pa kushtuar vëmendje cka do që të thuan dhe të bëjnë, pasi fundja qëllimi është që Shkëndija të fitojë tre pikë dhe të kthehet në vendin e parë.
“Falemedenderojmë tifozët tanë, posacërisht “Ballistët” për përkrahjen e vazhdueshme që i bëjnë skuadrës. Duam t’i njoftojmë të gjithë se secili që don të ndjekë takimin Teteksi-Shkëndija, do të mund ta bëjë këtë pa kurfarë problemi, duke hyrë në stadium me biletë të paguar, me kusht që tifozët tanë mos të jenë të organizuar dhe mos posedojnë rekuizita të ndryshme për tifo. Gjithashtu jemi të mendimit se cmimi prej 200 denaravë për një biletë është i lartë dhe do tentojmë që me drejtuesit e Teteksit të ulim këtë cmim. Nuk mund të premtojmë nëse do i’a arrijmë qëllimit, mirëpo do mundohemi që të përgjysmojmë cmimin. Njëkohësisht kërkojmë nga tifozët tanë që të distancohen nga cdo problem apo provokim, me qëllim që mos të ndëshkohet klubi. Të gjithë jeni të mirëseardhur në stadium, pasi ndihma juaj është e domosdoshme për futbollistët tanë, mirëpo mos tentoni të fusni transparente fshehurazi apo me forcë, pasi automatikisht do të ndëshkohet ekipi. E rëndësishme është që të gjithë do të mund ta ndiqni takimin dhe në fund dhashtë Zoti që së bashku t’i gëzohemi fitores dhe tre pikëve të reja”, – thonë nga kryesia e Shkëndijës.

F.Z.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *