Home / Lajme / Maqedoni / Tragjedi me përmasa fatale në spitalin klinik të Tetovës

Tragjedi me përmasa fatale në spitalin klinik të Tetovës

29 nëntor-
Unë sapo kam përfunduar orarin e punës, kur kemi pranuar pacientin. i kemi dhënë ndihmë të shpejtë, por të gjitha metodat kanë qenë të kota dhe i kemi ofruar ndihmën me frymëmarrje artificiale ndërsa më pas kolegjiumi ka konstatuar vdekjen e vajzës”, ka thënë Abdilxhelal Esati anestezolog

Një 23 vjeçare ka humbur jetën, kurse dy meshkuj të moshës së shtyer janë lënduar në kokë. Ky është bilansi i tragjedisë së sotme në spitalin klinik të Tetovës, kur çatia e repartit internistik, ka rënë si pasojë e erës së fuqishme që kaploi rajonin e Tetovës, në orën 13 e 50 minuta. Sipas informacioneve zyrtare, viktima është Dafina Raci, qytetare e Prishtinës, e lindur në vitin 1987, ndërsa në Tetovë ka qëndruar me familjen e saj, gjatë ceremonisë së diplomimit të motrës së saj në fakultetin e farmacisë. Mjekët kanë bërë çmos që të shpejtojnë jetën e Dafinës por ka qenë e kotë. “Unë sapo kam përfunduar orarin e punës, kur kemi pranuar pacientin. i kemi dhënë ndihmë të shpejtë, por të gjitha metodat kanë qenë të kota dhe i kemi ofruar ndihmën me frymëmarrje artificiale ndërsa më pas kolegjiumi ka konstatuar vdekjen e vajzës”, ka thënë Abdilxhelal Esati anestezolog.Tragjedia në Spitalin e Tetovës, është një shok për vetë ministrin e shëndetësisë Bujar Osmani, i cili pas një ore me të ndodhur tragjedia ka arritur në spital. “Jam në shok nga kjo fatkeqësi e cila ndodhi sot, dua të shprehi keqardhje deri tek familja e viktimës por edhe tek të lënduarit të cilët tani do të vizitojmë për të konstatuar gjendjen e tyre dhe për të ndihmuar që ajo të përmirësohet sa më shpejtë.

Biseduam me drejtorinë e spitalit për masat që duhet ti marrim tani evntualisht për të evakouar pacientët e tjerë ose për ti mbrojtur ata eventualisht nga përkeqësimi i motit.

Hetimet kanë filluar nga ky moment për të konstatuar se a është faktori njeri shkaktarë për këtë fatkeqësi apo moti i keq,ne duam që të vijmë deri te ajo se si mundet kulmi apo catia e cila vetëm para tre viteve është ndërtuar i ri këtu tani mund të bie në këtë mënyrë e di që keni mjaft pyetje të cilët kërkojnë përgjigje do të lejoni që hetimet të konstatojnë të gjitha aspektet e kësaj fatkeqësie të cilët ne do të shkojmë deri në fund.

Ajo e cila mund të them që ne nga tani do të inicojmë një akcion të konstatimit të gjendjes në të gjitha institucionet shëndetësore publike të këtyre dy fatkeqësive në Tetovë dhe Gostivar që mund të garantojmë që ky rast nuk do të përsëritet më”, ka deklaruar Ministri Osmani.

Këtë dëm nuk kemi mundur ta parashikojmë, thotë drejtori i spitalit të Tetovës Atilla Rexhepi.
“Kur në mes është edhe humbje e një jete njeriu mer një kuptim tjetër.
Nuk ka pasur mundësi ta parashikojmë dhe ta parandalojmë sepse bëhet fjalë për një kulm që është bërë para tre apo katër vjetëve, kulmi i ri, I ndërtuar nga fundi i vitit 2007. Në atë kohë ka pasur një zjar në kulmin e objektit apo internistikës përsëri është bërë rekonstrukcion dhe në shkurt të vitit 2008 është pranuar dokumentacioni I rregullt”, tha Rexhepi.

Ndryshe, gjatë stuhisë së erës, në spitalin e Tetovës janë dëmtuar edhe shumë vetura të ndihmës së shpejtë, dhe tjera përreth. Në vendngjarje mënjëherë kanë dalur edhe ekipet e Policisë së Tetovës, zjarrfikësit, ndërsa ministri Osmani, ka theksuar se do të ndërmeren të gjitha masat për sigurinë e pacientëve, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e evakuimit të tyre.

Partia Demokratike Shqiptare, përmes zëdhënësit Adriatik Imeri, duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet e spitalit, pas tragjedisë në spitalin e Tetovës dhe të Gostivarit poashtu edhe përgjegjësi nga ministri Osmani. Kjo parti ka paralajëmruar një pres konferencë gjatë ditës së martë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *