Home / Lajme / Maqedoni / Tre të lënduar në një aksident afër Sllatinës

Tre të lënduar në një aksident afër Sllatinës

3 nëntor-
Burime të Policisë së Tetovës, kanë bërë të ditur për Televizionin Koha se në aksident janë lënduar tre persona edhe atë drejtuesi I traktorit .L nga fshati Siricinë, bashudhëtarja e tij, si dhe bashkëudhëtari në veturën Honda Civic nga Tetova.

Tre persona janë lënduar gjatë një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 17.30 në rrugën Tetovë-Jazhincë, në afërsi të fshatit Sllatinë, pranë restoran Zhurich, gjatë një përplasje mes një traktori dhe veturës Honda Civic.

Burime të Policisë së Tetovës, kanë bërë të ditur për Televizionin Koha se në aksident janë lënduar tre persona edhe atë drejtuesi I traktorit .L nga fshati Siricinë, bashudhëtarja e tij, si dhe bashkëudhëtari në veturën Honda Civic nga Tetova.

Të lënduarit mënjëherë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku u është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë lëshuar në kurim shtëpiak. Dëmet e shkaktuara janë të larta, ndërsa është kryer hetim në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *