Home / Lajme / Maqedoni / Tre vjet nga aksioni policor ‘Stuhia Malore’ në Brodec

Tre vjet nga aksioni policor ‘Stuhia Malore’ në Brodec

8 nëntor-
Të burgosurit e rastit ‘Brodeci’ janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Alarmin e japin familjarët e tyre, tre vjet pas burgosjes. Familjarët i tremben faktit se Nadi dhe Rametulla Dauti, do përfundojnë si bashkëfshatari i tyre Hanif Dervishi, i cili për shkaqe shëndetësore ndërroi jetë në burg.

Janë mbushur tre vite nga aksioni i forcave speciale të policisë në fshatin Brodec të Tetovës, në të cilin u vrane gjashte persona, dy prej te cilëve ishin nga ky fshat ndërsa 13 të tjerë ishin arrestuar.

Aksioni policor i quajtur “Shtërngata Malore” sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme kishte për qëllim likuidimin e një grupi të armatosur prej rreth 15 personash të udhëhequr nga Lirim Jakupi dhe Ramadan Shiti.

Por, banorët e Brodecit tre vite pas këtij aksioni policor vazhdojnë të kërkojne lirimin e të arrestuarve pasi sipas tyre ata janë të pafajshëm meqë nuk ishin të përfshire në asnjë aktivitet të armatosur.

Në mesin e 12 të arrestuarve qe janë denuar me gjithsej 192 vjet burg janë edhe katër djemt e familjes Dauti, Nadiu, Rametullahu, Shkendimi dhe Tafili.

Të burgosurit e rastit ‘Brodeci’ janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Alarmin e japin familjarët e tyre, tre vjet pas burgosjes. Familjarët i tremben faktit se Nadi dhe Rametulla Dauti, do përfundojnë si bashkëfshatari i tyre Hanif Dervishi, i cili për shkaqe shëndetësore ndërroi jetë në burg.

“Burri i sëmurë, djali i sëmurë duke ndenjur nëpër burgje. Ata mjek iu çojnë por nuk janë mirë sërish. Burri ka probleme me tensionin, këmbët i dhëmbin nga të këqijat e burgut, ata s’kanë gajle, i trajtojnë si terrorist dhe mundë t’iu ndodh si ai i burgosuri tjetër që shkoi. Prej partive askush s’na ka vizitua, vetëm gazetarët. Ne nuk duam as para, as ndonjë gjë tjetër, njerëzit duam, djalin dhe burrin tim e dua”, u shpreh Elmaze Dauti, familjare.

“Ata fajtorët ikën, këta të pafajshmit i burgosën dhe i dënuan nga 10 vjet burg”, u shpreh Shamiran Dauti, familjar.

Kryetari i Bashkësisë Lokale shpreh zhgënjimin nga partitë politike. Gjendja ekonomike e familjes Dauti është e rëndë, ndërsa edhe vetë fshati është i varfër për t’u ofruar ndihmë. As shoqatat apo institucionet nuk janë kujdesur për këto familje.

“Ende askush nuk ka ardh të na pyes se çfarë u bë.

I kam dy kërkesa që ua kam drejtuar partive, s’na kanë pranuar.

Ata janë në hall, të shkoj deri në Shkup apo Prilep i kushton 100 euro, ndërsa ata nuk kanë bukë të hanë”, deklaroi Bektesh Mustafa, Kryetar i Bashkësisë Lokale Brodec.

Më 7 nëntor të 2007 në aksionin policor ‘Stuhia malore’ mbetën të vrarë 6 persona.

13 persona të tjerë u arrestuan dhe gjykuan. Njëri prej tyre, Hanif Dervishi ndërroi jetë në burg, ndërsa 12 të tjerë vazhdojnë dënimin me gjithsej 109 vjet burg.

Ndërkaq edhe i riu Shkëndimi ndodhet në burg kurse në këtë fshat janë të bindur se ai nuk do të mund të përballojë qelinë sepse ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore ditën kritike kur është arrestuar.

Në këtë fshat theksojnë se ata janë të harruar nga të gjithë, sepse kohëve të fundit askush nuk i viziton, askush nuk ua qan hallet, ndërsa shumë pak shpresa u kanë ngelur se një ditë do të lirohen të afërmit e tyre.

Banorët e Brodecit, sytë dhe veshët i kanë të kthyera nga Tetova dhe Shkupi, se një lajm i mirë do të kthente buzëqeshjen e malësorëve bujarë dhe drejtësia do të ngadhënjente.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *