Home / Sport / Vardari s’ka çka kërkon në Tetovë

Vardari s’ka çka kërkon në Tetovë

“Plagët nga ai eliminim ende nuk na janë shëruar, prandaj tani do të jemi më të kujdesshëm. Megjithatë edhe përkundër gjithë asaj që ndodhi në kuadër të Kupës, kësaj rradhe nuk ka hapësirë për lëshim dhe premtoj se do të mundim Vardarin. Jo një, por do të shënoj së paku dy gola. Pauza për shkak të lëndimit më ka bërë të njehem i etur për lojë dhe gola, prandaj premtoj se do jap maksimumin kundër Vardarit. Jam i sigurtë se do të fitojmë bindshëm dhe do të marrim tre pikët e planifikuara”, – deklaroi sulmuesi i Renovës Ylber Aliu.

Pas disfatës nga Horizonti në kuadër të javës së 13-të në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, futbollistët e Renovës i janë përveshur punës për sfidat e rradhës. Kundërshtari i parë në këtë drejtim është Vardari dhe nga tabori i xhepçishtasve janë të vetëdijshëm për vlerën e kësaj përballje. Vardari është në krizë të thellë, mirëpo posedon futbollistë shumë të rrinjë dhe kualitativ e të papërshtatshëm që dijnë të befasojnë. Këtë gjë më së miri e dijnë futbollistët e Renovës, të cilët në kuadër të Kupës së Maqedonisë u eliminuan nga kjo skuadër, duke pësuar disfatë në mes të Tetovës.

“Plagët nga ai eliminim ende nuk na janë shëruar, prandaj tani do të jemi më të kujdesshëm. Megjithatë edhe përkundër gjithë asaj që ndodhi në kuadër të Kupës, kësaj rradhe nuk ka hapësirë për lëshim dhe premtoj se do të mundim Vardarin. Duhet të gjithë të japim maksimumin dhe me lojë të sigurtë të mposhtim kundërshtarin për të marrë tre pikë që do na mbajnë në kreun e tabelës”, – tha me vetëbesim të lartë sulmuesi i Renovës Ylber Aliu, i cili pas pauzës për shkak të lëndimit, pritet që kundër Vardarit të rrikthehet në skuadër. Ai duket aq i etur për të luajtur sa që premton se kundër Vardarit do të jetë në element dhe të shënojë gol. “Jo një, por do të shënoj së paku dy gola. Pauza për shkak të lëndimit më ka bërë të njehem i etur për lojë dhe gola, prandaj premtoj se do jap maksimumin kundër Vardarit. Jam i sigurtë se do të fitojmë bindshëm dhe do të marrim tre pikët e planifikuara”, – përfundoi Aliu.

Renova gjatë javës ëshët duke u përgatitur maksimalisht për sfidën me Vardarin, e cila në program është të shtunën. Nga kryesia ende nuk ka ndonjë risi në lidhje me emrin e trajnerit të ri që do të drejtojë skuadrën në të ardhmen. Në mungesë të vendimit për zëvendësuesin e Shabanit, me ekipin vazhdon të punojë Bujar Islami, i cili tenton të përgatisë ekipin maksimalisht.

F.Z.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *