Home / Sport / “VOJVODËT” VAZHDOJNË PROVOKIMET

“VOJVODËT” VAZHDOJNË PROVOKIMET

Tifozët e Teteksit gjatë përballjes me Pelisterin vazhduan me sjelljen e tyre duke sharrë dhe ofenduar shqiptarët, ndërsa pas takimit në muret e zyrave të Shkëndijës kanë vizatuar shenja dhe mbishkrime të ndryshme me përmbajtje ofenduese.

Kohëve të fundit është bërë gjë e zakonshme që në mediumet në Maqedoni të flitet për tifozët e Shkëndijës së Tetovës, “Ballistët”. Çdo problem, çdo ekces, apo provokim, lidhet ngushtë me ta edhe pse në disa raste ndoshta nuk janë ata fajtorët e vërtetë, ndërsa fakti që për momentin janë grupi me numër më të madh në Maqedoni, ndoshta i bën ata që të jenë në qendër të vëmendjes. Megjithatë është fare e pakuptimtë se si të njëjtat mediume që shajnë “Ballistët”, nuk shohin të udhës të njëjtën të bëjnë edhe për grupet tjera, të paktën për të qenë të sinqertë ndaj shikuesëve të vet, duke ua mundësuar të shohin atë që ka ndodhur në teren. Në takimin e të shtunës Teteksi fitoi Pelisterin 3:0, por kjo nuk tërhoqi vëmendjen e tifozëve të tyre, “Vojvodëve”, të cilët vazhdimitsht shanin shqiptarët. Është pak sa e pakuptimtë sepse mes veti takoheshin dy skuadra maqedonase, ndërsa ‘Vojvodët” përsëri nuk lëshuan rastin që e të provokojnë me sharje të ndryshme në baza nacionale drejt shqiptarëve. Ndërkohë kjo sikur nuk mjaftoi, por gjatë largimit nga stadiumi, apo ndoshta edhe gjatë natës, ata janë drejtuar tek zyrat e Shkëndijës, duke shkruar në mure mbishkrime të ndryshme ofenduese, ku spikat shprehja e tyre e njohur “Smrt za shiptari”. Ky veprim i “Vojvodëve” ka lënë të indinjuar drejtuesit e Shkëndijës, të cilët paralajmërojnë se rastin do ta paraqesin edhe në polici. Gjithsesi mbetet për tu parë masat që do të ndërmeren pas këtij rasti, kur dihet se Shkëndija dënohet pa mëshirë në çdo ekces qoftë ky edhe më i vogël i fansave të tyre.

F.Z.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *