Home / Lajme / Rajon / Vriten babë e bir në Shijak

Vriten babë e bir në Shijak

11 nëntor-
Mediet në Tiranë raportojnë se të dy kanë rënë në një pritë të ngritur qëllimisht. Nuk dihen ende motivet e vrasjes së dyfishtë. Dyshohet se vrasjet janë bërë nga e njëjta armë, por mendohet të kenë qenë dy autorë.

Babë e bir Rifat Sula, 55-vjeç dhe djali i tij Idriz Sula 24-vjeç, u vranë të martën në vendin e quajtur Katër Rrugët e Shijakut. Të dy u qëlluan për vdekje nga një distancë shumë e afërt.

Mediet në Tiranë raportojnë se të dy kanë rënë në një pritë të ngritur qëllimisht. Nuk dihen ende motivet e vrasjes së dyfishtë. Dyshohet se vrasjet janë bërë nga e njëjta armë, por mendohet të kenë qenë dy autorë.

Nuk ka të dhëna për ndonjë konflikt të mëparshëm apo precedent penal. Nuk ka të dhëna gjithashtu për autorët e mundshëm të krimit. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *